Surja El-Isra 17:12 الإسراء
Ky është ajeti 12 nga 111 i sures El-Isra, ajeti 2041 nga 6236 në Kuran, xhuzi 15. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 283.
وَجَعَلۡنَا ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ ءَايَتَيۡنِۖ فَمَحَوۡنَآ ءَايَةَ ٱلَّيۡلِ وَجَعَلۡنَآ ءَايَةَ ٱلنَّهَارِ مُبۡصِرَةٗ لِّتَبۡتَغُواْ فَضۡلٗا مِّن رَّبِّكُمۡ وَلِتَعۡلَمُواْ عَدَدَ ٱلسِّنِينَ وَٱلۡحِسَابَۚ وَكُلَّ شَيۡءٖ فَصَّلۡنَٰهُ تَفۡصِيلٗا
Ne i bëmë natën dhe ditën dy mrekulli. Natën e mbështollëm me errësirë, kurse ditës i dhamë ndriçim, që ju të kërkoni begati nga Zoti juaj e që të dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohës. Çdo gjë e kemi shpjeguar hollësisht.
17:12 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 17:12
Al-Mukhtasar
Ne e bëmë natën dhe ditën të jenë dy shenja (argumentuese) që tregojnë për Njëqenësinë e Allahut dhe Fuqinë e Tij, në mënyrën se si ato ndërrohen me njëra-tjetrën dhe ndryshojnë në gjatësinë dhe shkurtësinë e tyre, apo në nxehjen dhe ftohjen e tyre. Kështu, Ai e ka bërë natën të errët për t’u qetësuar dhe për gjumë, ndërsa ditën e ka bërë të ndriçuar në mënyrë që të endeni në kërkimin e riskut, që Allahu ka caktuar me bujari për ju. Ashtu sikurse ka bërë që nëpërmjet ndërrimit të tyre të llogaritni numrin e viteve, muajve, ditëve dhe orëve. Kësisoj, Ne kemi sqaruar çdo gjë deri në detaje, në mënyrë që gjithçka të bëhet e dallueshme dhe të dalë në pah se kush është në të Vërtetën e kush në të kotën.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 15
- Numri i fjalëve
- 23
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 283
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 283
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 284
Në cilën sure është ajeti 17:12?
Surja El-Isra (الإسراء). Surja 17 nga 114 · 111 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 17:12?
Xhuzi: 15.
Në cilën faqe është ajeti 17:12?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 283 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 283 · Mushafi Naskh (612 faqe): 284.
Sa fjalë ka ajeti 17:12?
Numri i fjalëve: 23.
Sa shkronja arabe ka ajeti 17:12?
Ajeti 17:12: 116 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 17:12 në Kuran?
Ajeti 17:12 është ajeti 2,041 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Isra?
Surja El-Isra ka 111 ajete. Është surja numër 17 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Isra është mekase apo medinase?
Surja El-Isra klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 17:12?
Po. Ajeti 17:12 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Isra?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 111 ajetet dhe 1,556 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.