Surja El-Kehf 18:29 الكهف
Ky është ajeti 29 nga 110 i sures El-Kehf, ajeti 2169 nga 6236 në Kuran, xhuzi 15. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 297.
وَقُلِ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكُمۡۖ فَمَن شَآءَ فَلۡيُؤۡمِن وَمَن شَآءَ فَلۡيَكۡفُرۡۚ إِنَّآ أَعۡتَدۡنَا لِلظَّٰلِمِينَ نَارًا أَحَاطَ بِهِمۡ سُرَادِقُهَاۚ وَإِن يَسۡتَغِيثُواْ يُغَاثُواْ بِمَآءٖ كَٱلۡمُهۡلِ يَشۡوِي ٱلۡوُجُوهَۚ بِئۡسَ ٱلشَّرَابُ وَسَآءَتۡ مُرۡتَفَقًا
Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj. Kush të dojë, le të besojë e kush të dojë, le të mohojë”. Ne kemi përgatitur për mohuesit keqbërës një zjarr, që do t’i rrethojë nga të gjitha anët (si çadra). Nëse do të kërkojnë ndihmë, do t’u jepet një ujë si xehja e shkrirë, që do t’ua përcëllojë fytyrat. Sa pije e tmerrshme është ajo e sa strehim i keq është ai (zjarri)!
18:29 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 18:29
Al-Mukhtasar
Thuaju, o i Dërguar, indiferentëve të tillë ndaj përkujtimit të Allahut, për shkak të shkujdesjes së zemrave të tyre: “Ajo me të cilën unë ju kam ardhur është e Vërteta, që është prej Allahut dhe jo prej meje, kështu që unë nuk kam për t’ju përgjigjur asaj që ju po më thërrisni, pra, për të përzënë besimtarët. Ai që dëshiron të besojë në këtë të Vërtetë, le të besojë në të, pasi ka për t’iu gëzuar shpërblimit prej saj, ndërsa ai që dëshiron ta mohojë atë, le ta mohojë, pasi ka për t’u tronditur prej ndëshkimit, i cili është duke e pritur. Ne u kemi përgatitur atyre që i bëjnë keq vetvetes, me bërjen kufër (mohimin e kësaj të Vërtete), një Zjarr të madh, rrethimi i të cilit do t’i mbulojë të gjithë dhe askush nuk do të mund të arratiset prej tij. Kur të kërkojnë ujë për të shuar etjen, do t’u ofrohet një lëng si vaj i zi, në kulmin e nxehtësisë, me të cilin kanë për t’iu shkrirë fytyrat. Sa e shëmtuar do të jetë kjo pije që do t’u jepet atyre, pasi ajo nuk ua largon etjen, por përkundrazi ua shton atë dhe as nuk ua shuan flakën, e cila ua përcëllon lëkurat e tyre! Sa i shëmtuar do të jetë ai vend, në të cilin ata do të jenë, pra, ai Zjarr!
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 15
- Numri i fjalëve
- 28
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 297
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 296
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 297
Në cilën sure është ajeti 18:29?
Surja El-Kehf (الكهف). Surja 18 nga 114 · 110 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 18:29?
Xhuzi: 15.
Në cilën faqe është ajeti 18:29?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 297 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 296 · Mushafi Naskh (612 faqe): 297.
Sa fjalë ka ajeti 18:29?
Numri i fjalëve: 28.
Sa shkronja arabe ka ajeti 18:29?
Ajeti 18:29: 128 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 18:29 në Kuran?
Ajeti 18:29 është ajeti 2,169 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Kehf?
Surja El-Kehf ka 110 ajete. Është surja numër 18 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Kehf është mekase apo medinase?
Surja El-Kehf klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 18:29?
Po. Ajeti 18:29 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Kehf?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 110 ajetet dhe 1,579 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.