Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
Rreth sures
Surja El-Mearixh është surja numër 70 nga 114 suret e Kuranit, klasifikohet si mekase dhe ka 44 ajete. Në mushafin e Medinës (604 faqe) fillon në faqen 568.
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
سَأَلَ سَآئِلُۢ بِعَذَابٖ وَاقِعٖ
Dikush kërkoi një dënim të shpejtë.380
Shënimet e përkthyesit (1)
- 380 Ebu Xhehli ose Nadir Ibn el-Harithi. Ata i kishin kërkuar më se një herë Profetit (a.s.), një dënim të shpejtë dhe u vranë në betejën e Bedrit, që zhvilluan kundër myslimanëve. Përtej këtij referimi historik, vargu paralajmëron këdo që tallet dhe sfidon Fuqinë Hyjnore. Disa dijetarë me autoritet kanë thënë se vargu mund të ketë këtë kuptim: “Dikush pyeti për dënimin që do të vijë”.
لِّلۡكَٰفِرِينَ لَيۡسَ لَهُۥ دَافِعٞ
Për jobesimtarët askush nuk mund ta ndalojë atë (dënim),
مِّنَ ٱللَّهِ ذِي ٱلۡمَعَارِجِ
(që vjen) nga Allahu, Zoti i Rrugëve të Ngjitjes381.
Shënimet e përkthyesit (1)
- 381 “Rrugët e Ngjitjes” janë rrugët engjëllore që ngjiten drejt Allahut.
تَعۡرُجُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ وَٱلرُّوحُ إِلَيۡهِ فِي يَوۡمٖ كَانَ مِقۡدَارُهُۥ خَمۡسِينَ أَلۡفَ سَنَةٖ
Tek Ai ngjiten engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), në një ditë që zgjat sa pesëdhjetë mijë vjet.
فَٱصۡبِرۡ صَبۡرٗا جَمِيلًا
Prandaj, duro, me durim të hijshëm.
إِنَّهُمۡ يَرَوۡنَهُۥ بَعِيدٗا
Ata e mendojnë atë (dënim) të largët,
وَنَرَىٰهُ قَرِيبٗا
kurse Ne e shohim të afërt.
يَوۡمَ تَكُونُ ٱلسَّمَآءُ كَٱلۡمُهۡلِ
Atë Ditë qielli do të bëhet si llumi i vajit
وَتَكُونُ ٱلۡجِبَالُ كَٱلۡعِهۡنِ
e malet do të bëhen si lesh i shprishur,
وَلَا يَسۡـَٔلُ حَمِيمٌ حَمِيمٗا
Shoku s’do të pyesë për të shokun,
يُبَصَّرُونَهُمۡۚ يَوَدُّ ٱلۡمُجۡرِمُ لَوۡ يَفۡتَدِي مِنۡ عَذَابِ يَوۡمِئِذِۭ بِبَنِيهِ
edhe pse do të vihen të shohin njëri-tjetrin. Për të liruar veten nga dënimi i asaj dite, fajtori do të sakrifikonte me gjithë qejf fëmijët e vet,
وَصَٰحِبَتِهِۦ وَأَخِيهِ
edhe gruan, edhe vëllanë e vet,
وَفَصِيلَتِهِ ٱلَّتِي تُـٔۡوِيهِ
edhe farefisin, që i gjendej pranë (ne jetën e Tokës),
وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا ثُمَّ يُنجِيهِ
si dhe të gjithë ata që gjenden në faqe të Tokës, nëse kjo do të mund ta shpëtonte.
كـَلَّآۖ إِنَّهَا لَظَىٰ
Por jo, (fajtori do të hidhet në zjarr)! Ai është zjarr flakërues,
نَزَّاعَةٗ لِّلشَّوَىٰ
që e shkul (dhe e djeg) krejtësisht skalpin e kokës.
تَدۡعُواْ مَنۡ أَدۡبَرَ وَتَوَلَّىٰ
Ai thërret këdo që (i) ka kthyer shpinën e (i) është larguar (besimit),
وَجَمَعَ فَأَوۡعَىٰٓ
dhe që ka grumbulluar (pasuri) dhe e ka fshehur.
۞ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ خُلِقَ هَلُوعًا
Vërtet që njeriu është krijuar i paqëndrueshëm:
إِذَا مَسَّهُ ٱلشَّرُّ جَزُوعٗا
kur atë e godet e keqja, ai ligështohet fort,
وَإِذَا مَسَّهُ ٱلۡخَيۡرُ مَنُوعًا
por, kur i bie e mira, ai bëhet koprrac.
إِلَّا ٱلۡمُصَلِّينَ
Përjashtim bëjnë ata që falen,
ٱلَّذِينَ هُمۡ عَلَىٰ صَلَاتِهِمۡ دَآئِمُونَ
e që janë të vazhdueshëm në faljet e tyre;
وَٱلَّذِينَ فِيٓ أَمۡوَٰلِهِمۡ حَقّٞ مَّعۡلُومٞ
e që caktojnë një pjesë të pasurisë së tyre
لِّلسَّآئِلِ وَٱلۡمَحۡرُومِ
për lypësin dhe për nevojtarin;
وَٱلَّذِينَ يُصَدِّقُونَ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ
e që besojnë në Ditën e Llogarisë (Gjykimit);
وَٱلَّذِينَ هُم مِّنۡ عَذَابِ رَبِّهِم مُّشۡفِقُونَ
e që frikësohen nga dënimi i Zotit të tyre,
إِنَّ عَذَابَ رَبِّهِمۡ غَيۡرُ مَأۡمُونٖ
- vërtet që askush nuk është i sigurt prej dënimit të Zotit të vet -;
وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِفُرُوجِهِمۡ حَٰفِظُونَ
e që e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme),
إِلَّا عَلَىٰٓ أَزۡوَٰجِهِمۡ أَوۡ مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُمۡ فَإِنَّهُمۡ غَيۡرُ مَلُومِينَ
përveçse ndaj bashkëshorteve dhe skllaveve të veta - në këtë rast nuk meritojnë qortim,
فَمَنِ ٱبۡتَغَىٰ وَرَآءَ ذَٰلِكَ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡعَادُونَ
por kush kërkon jashtë këtyre caqeve, pikërisht ata janë shkelësit -;
وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِأَمَٰنَٰتِهِمۡ وَعَهۡدِهِمۡ رَٰعُونَ
e që i ruajnë amanetet dhe i plotësojnë besëlidhjet e tyre;
وَٱلَّذِينَ هُم بِشَهَٰدَٰتِهِمۡ قَآئِمُونَ
e që gjithnjë dëshmojnë drejt;
وَٱلَّذِينَ هُمۡ عَلَىٰ صَلَاتِهِمۡ يُحَافِظُونَ
e që i falin namazet rregullisht.
أُوْلَٰٓئِكَ فِي جَنَّٰتٖ مُّكۡرَمُونَ
Pikërisht ata do të jenë të nderuar në kopshtet e Xhenetit.
فَمَالِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ قِبَلَكَ مُهۡطِعِينَ
Ç’është kështu me jobesimtarët, që nxitojnë drejt teje
عَنِ ٱلۡيَمِينِ وَعَنِ ٱلشِّمَالِ عِزِينَ
djathtas e majtas, grupe-grupe?!
أَيَطۡمَعُ كُلُّ ٱمۡرِيٕٖ مِّنۡهُمۡ أَن يُدۡخَلَ جَنَّةَ نَعِيمٖ
A mos çdonjëri prej tyre shpreson të hyjë në Kopshtin e Lumturisë?
كـَلَّآۖ إِنَّا خَلَقۡنَٰهُم مِّمَّا يَعۡلَمُونَ
Kurrsesi! Vërtet që ata e dinë nga çfarë i kemi krijuar!
فَلَآ أُقۡسِمُ بِرَبِّ ٱلۡمَشَٰرِقِ وَٱلۡمَغَٰرِبِ إِنَّا لَقَٰدِرُونَ
Betohem për Zotin e lindjeve dhe të perëndimeve, që Ne jemi të Zotë
عَلَىٰٓ أَن نُّبَدِّلَ خَيۡرٗا مِّنۡهُمۡ وَمَا نَحۡنُ بِمَسۡبُوقِينَ
t’i ndërrojmë ata me njerëz më të mirë se ata dhe askush nuk na pengon dot.
فَذَرۡهُمۡ يَخُوضُواْ وَيَلۡعَبُواْ حَتَّىٰ يُلَٰقُواْ يَوۡمَهُمُ ٱلَّذِي يُوعَدُونَ
Andaj, lëri ata të zbaviten me gjëra të kota dhe të luajnë derisa të përballen me Ditën e tyre që u është premtuar,
يَوۡمَ يَخۡرُجُونَ مِنَ ٱلۡأَجۡدَاثِ سِرَاعٗا كَأَنَّهُمۡ إِلَىٰ نُصُبٖ يُوفِضُونَ
Ditën, në të cilën do të dalin nga varrezat duke vrapuar, sikur të ishin duke nxituar drejt një altari,
خَٰشِعَةً أَبۡصَٰرُهُمۡ تَرۡهَقُهُمۡ ذِلَّةٞۚ ذَٰلِكَ ٱلۡيَوۡمُ ٱلَّذِي كَانُواْ يُوعَدُونَ
me shikim të frikësuar e të kapluar nga poshtërimi. Ajo është Dita që u është premtuar atyre!
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Surja El-Mearixh në mushaf
- Zbritja
- mekase
- Xhuzi
- 29
- Numri i fjalëve
- 217
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 568-570
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 569-571
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 570-572
Pyetje rreth sures El-Mearixh
Sa ajete ka surja El-Mearixh?
Surja El-Mearixh ka 44 ajete. Është surja numër 70 nga 114 suret e Kuranit.
Në cilin xhuz është surja El-Mearixh?
Surja El-Mearixh: xhuzi 29 nga 30.
Surja El-Mearixh është mekase apo medinase?
Surja El-Mearixh klasifikohet si mekase.
Në cilën faqe është surja El-Mearixh?
Surja El-Mearixh në mushafin e Medinës (604 faqe): 568-570. Në mushafin IndoPak (610 faqe): 569-571. Në mushafin Naskh (612 faqe): 570-572.
Sa fjalë ka surja El-Mearixh?
Surja El-Mearixh: 217 fjalë, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe.
Sa shkronja arabe ka surja El-Mearixh?
Surja El-Mearixh: 953 shkronja, të numëruara nga i njëjti tekst uthmani, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet surja El-Mearixh në Kuran?
Surja El-Mearixh shkon nga ajeti 5,376 deri te ajeti 5,419 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
A ka surja El-Mearixh ajet sexhdeje?
Jo. Surja El-Mearixh nuk mban shenjë sexhdeje në mushafin e Medinës; nga 114 suret, 14 e mbajnë.
A mund ta dëgjoj suren El-Mearixh?
Po. Të 44 ajetet e sures El-Mearixh luhen këtu ajet pas ajeti, në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Mearixh?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 44 ajetet dhe 217 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.
Dëgjo suren El-Mearixh
- Mishary Alafasy مشاري العفاسي Hafs nga AsimiMurattal
- AbdulBaset (Murattal) عبدالباسط عبدالصمد Hafs nga AsimiMurattal
- AbdulBaset AbdulSamad عبدالباسط عبدالصمد Hafs nga AsimiMuxheved
- Minshawi (Murattal) محمد صديق المنشاوي Hafs nga AsimiMurattal
- As-Sudais عبدالرحمن السديس Hafs nga AsimiMurattal
- Abu Bakr ash-Shatri أبو بكر الشاطري Hafs nga AsimiMurattal