Kalo te përmbajtja
Ajet pas ajeti

Rreth sures

Surja El-Hakka është surja numër 69 nga 114 suret e Kuranit, klasifikohet si mekase dhe ka 52 ajete. Në mushafin e Medinës (604 faqe) fillon në faqen 566.

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. ٱلۡحَآقَّةُ

    E Vërteta e pashmangshme!375

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 375 Dita e Kiametit.
  2. مَا ٱلۡحَآقَّةُ

    Ç’është e Vërteta e pashmangshme?

  3. وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡحَآقَّةُ

    E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është e Vërteta e pashmangshme?

  4. كَذَّبَتۡ ثَمُودُ وَعَادُۢ بِٱلۡقَارِعَةِ

    Fiset Themud dhe Ad e mohuan Gjëmimin e tmerrshëm376,

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 376 Kiametin.
  5. فَأَمَّا ثَمُودُ فَأُهۡلِكُواْ بِٱلطَّاغِيَةِ

    prandaj fisi Themud u shkatërrua nga një ulërimë e tmerrshme,

  6. وَأَمَّا عَادٞ فَأُهۡلِكُواْ بِرِيحٖ صَرۡصَرٍ عَاتِيَةٖ

    kurse fisi Ad u shkatërrua nga një furtunë shungulluese të rreptë,

  7. سَخَّرَهَا عَلَيۡهِمۡ سَبۡعَ لَيَالٖ وَثَمَٰنِيَةَ أَيَّامٍ حُسُومٗاۖ فَتَرَى ٱلۡقَوۡمَ فِيهَا صَرۡعَىٰ كَأَنَّهُمۡ أَعۡجَازُ نَخۡلٍ خَاوِيَةٖ

    të cilën Allahu ua dërgoi atyre shtatë net dhe tetë ditë pareshtur. Atëherë mund t’i vëreje njerëzit të përmbysur si trungjet e hurmave të kalbura.

  8. فَهَلۡ تَرَىٰ لَهُم مِّنۢ بَاقِيَةٖ

    A sheh ndonjë gjurmë të tyre?

  9. وَجَآءَ فِرۡعَوۡنُ وَمَن قَبۡلَهُۥ وَٱلۡمُؤۡتَفِكَٰتُ بِٱلۡخَاطِئَةِ

    Faraoni, ata para tij dhe populli i qyteteve të rrënuara377 kryen gjynahe të mëdha,

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 377 Sodomës dhe Gomorës.
  10. فَعَصَوۡاْ رَسُولَ رَبِّهِمۡ فَأَخَذَهُمۡ أَخۡذَةٗ رَّابِيَةً

    dhe e kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, andaj Allahu i zhbiu ata me dënim të ashpër.

  11. إِنَّا لَمَّا طَغَا ٱلۡمَآءُ حَمَلۡنَٰكُمۡ فِي ٱلۡجَارِيَةِ

    Kur vërshoi uji i madh, Ne ju ngarkuam ju378 në anije,

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 378 D.m.th. Nuhun - babanë e dytë të njerëzimit dhe besimtarët që ishin me të.
  12. لِنَجۡعَلَهَا لَكُمۡ تَذۡكِرَةٗ وَتَعِيَهَآ أُذُنٞ وَٰعِيَةٞ

    për ta bërë atë një paralajmërim, që ta dëgjojë çdo vesh i vëmendshëm.

  13. فَإِذَا نُفِخَ فِي ٱلصُّورِ نَفۡخَةٞ وَٰحِدَةٞ

    Dhe kur t’i fryhet një herë Surit,

  14. وَحُمِلَتِ ٱلۡأَرۡضُ وَٱلۡجِبَالُ فَدُكَّتَا دَكَّةٗ وَٰحِدَةٗ

    kur toka dhe malet të ngrihen lart e të thërrmohen me një goditje shkatërrimtare,

  15. فَيَوۡمَئِذٖ وَقَعَتِ ٱلۡوَاقِعَةُ

    atëherë do të ndodhë Ngjarja e pashmangshme (Kiameti).

  16. وَٱنشَقَّتِ ٱلسَّمَآءُ فَهِيَ يَوۡمَئِذٖ وَاهِيَةٞ

    Dhe do të çahet qielli, që atë ditë do të jetë i thyeshëm.

  17. وَٱلۡمَلَكُ عَلَىٰٓ أَرۡجَآئِهَاۚ وَيَحۡمِلُ عَرۡشَ رَبِّكَ فَوۡقَهُمۡ يَوۡمَئِذٖ ثَمَٰنِيَةٞ

    Engjëjt do të rrinë skajeve të tij, kurse tetë prej tyre do të mbajnë Fronin e Zotit tënd.

  18. يَوۡمَئِذٖ تُعۡرَضُونَ لَا تَخۡفَىٰ مِنكُمۡ خَافِيَةٞ

    Atë Ditë do të mbeteni zbuluar dhe asnjë fshehtësi juaja nuk do të mbetet pa u shfaqur:

  19. فَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ بِيَمِينِهِۦ فَيَقُولُ هَآؤُمُ ٱقۡرَءُواْ كِتَٰبِيَهۡ

    Ai, të cilit do t’i jepet libri i veprave të tij nga ana e djathtë, do t’u thotë (njerëzve të tij): “Ja, lexoni librin tim!

  20. إِنِّي ظَنَنتُ أَنِّي مُلَٰقٍ حِسَابِيَهۡ

    Vërtet, unë kam qenë i bindur se do të jepja llogari.”

  21. فَهُوَ فِي عِيشَةٖ رَّاضِيَةٖ

    Kështu, ai do të ketë jetë të lumtur,

  22. فِي جَنَّةٍ عَالِيَةٖ

    në një kopsht të lartë,

  23. قُطُوفُهَا دَانِيَةٞ

    frutat e të cilit do t’i kapë lehtë.

  24. كُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ هَنِيٓـَٔۢا بِمَآ أَسۡلَفۡتُمۡ فِي ٱلۡأَيَّامِ ٱلۡخَالِيَةِ

    (Njerëzve të tillë u thuhet:) “Ju bëftë mirë, hani e pini për atë, që keni bërë në ditët e kaluara!”

  25. وَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ بِشِمَالِهِۦ فَيَقُولُ يَٰلَيۡتَنِي لَمۡ أُوتَ كِتَٰبِيَهۡ

    Por ai, të cilit do t’i jepet libri i veprave të tij nga ana e majtë, do të thotë: “Ah, sikur të mos më ishte dhënë libri im

  26. وَلَمۡ أَدۡرِ مَا حِسَابِيَهۡ

    dhe të mos e kisha ditur llogarinë time!

  27. يَٰلَيۡتَهَا كَانَتِ ٱلۡقَاضِيَةَ

    Ah, të kisha qenë i vdekur (e të mos isha ringjallur)!

  28. مَآ أَغۡنَىٰ عَنِّي مَالِيَهۡۜ

    Pasuria ime nuk më solli dobi

  29. هَلَكَ عَنِّي سُلۡطَٰنِيَهۡ

    dhe më la fuqia ime!”

  30. خُذُوهُ فَغُلُّوهُ

    (Do të thuhet) “Kapeni dhe lidheni në pranga,

  31. ثُمَّ ٱلۡجَحِيمَ صَلُّوهُ

    pastaj digjeni në zjarrin përvëlues,

  32. ثُمَّ فِي سِلۡسِلَةٖ ذَرۡعُهَا سَبۡعُونَ ذِرَاعٗا فَٱسۡلُكُوهُ

    mandej lidheni në zinxhirë prej shtatëdhjetë kutesh,

  33. إِنَّهُۥ كَانَ لَا يُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ ٱلۡعَظِيمِ

    sepse ai, me të vërtetë, nuk ka besuar në Allahun e Madhërishëm

  34. وَلَا يَحُضُّ عَلَىٰ طَعَامِ ٱلۡمِسۡكِينِ

    dhe nuk është kujdesur për të ushqyer të varfrit e shkretë.

  35. فَلَيۡسَ لَهُ ٱلۡيَوۡمَ هَٰهُنَا حَمِيمٞ

    Prandaj, ai sot këtu s’ka mik të afërt

  36. وَلَا طَعَامٌ إِلَّا مِنۡ غِسۡلِينٖ

    e as ushqim tjetër, përveç qelbit,

  37. لَّا يَأۡكُلُهُۥٓ إِلَّا ٱلۡخَٰطِـُٔونَ

    të cilin e hanë vetëm gjynahqarët.

  38. فَلَآ أُقۡسِمُ بِمَا تُبۡصِرُونَ

    Betohem për gjithçka që ju shihni

  39. وَمَا لَا تُبۡصِرُونَ

    dhe për gjithçka që nuk e shihni,

  40. إِنَّهُۥ لَقَوۡلُ رَسُولٖ كَرِيمٖ

    se ky (Kuran) është vërtet fjalë e (kumtuar prej) një të Dërguari të nderuar (Muhamedit a.s.)

  41. وَمَا هُوَ بِقَوۡلِ شَاعِرٖۚ قَلِيلٗا مَّا تُؤۡمِنُونَ

    e nuk është fjalë poeti; sa pak që besoni!

  42. وَلَا بِقَوۡلِ كَاهِنٖۚ قَلِيلٗا مَّا تَذَكَّرُونَ

    Nuk është as fjalë e ndonjë falltari; sa pak që po reflektoni!

  43. تَنزِيلٞ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

    Ai është shpallje e zbritur nga Zoti i botëve!

  44. وَلَوۡ تَقَوَّلَ عَلَيۡنَا بَعۡضَ ٱلۡأَقَاوِيلِ

    Sikur ai (Muhamedi), në mënyrë të rreme, të Na kishte veshur ndonjë fjalë,

  45. لَأَخَذۡنَا مِنۡهُ بِٱلۡيَمِينِ

    Ne do ta kapnim atë për dorën e djathtë

  46. ثُمَّ لَقَطَعۡنَا مِنۡهُ ٱلۡوَتِينَ

    dhe me siguri që do t’ia prisnim damarin e qafës

  47. فَمَا مِنكُم مِّنۡ أَحَدٍ عَنۡهُ حَٰجِزِينَ

    e askush prej jush nuk do të mund ta mbronte.

  48. وَإِنَّهُۥ لَتَذۡكِرَةٞ لِّلۡمُتَّقِينَ

    Natyrisht, Kurani është përkujtesë për ata që i frikësohen Zotit!

  49. وَإِنَّا لَنَعۡلَمُ أَنَّ مِنكُم مُّكَذِّبِينَ

    Ne e dimë mirë se ka prej jush që e mohojnë atë.

  50. وَإِنَّهُۥ لَحَسۡرَةٌ عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ

    Ai është keqardhje për mohuesit.379

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 379 Pra, kur të shohin se çfarë shpërblimi kanë humbur që nuk e kanë ndjekur atë.
  51. وَإِنَّهُۥ لَحَقُّ ٱلۡيَقِينِ

    Ai është, pa dyshim, e vërtetë e pamohueshme.

  52. فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِيمِ

    Prandaj, lartësoje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!

0/52
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Hakka 0:00 0:00

Surja El-Hakka në mushaf

Zbritja
mekase
Xhuzi
29
Numri i fjalëve
258
Mushafi i Medinës (604 faqe)
566-568
Mushafi IndoPak (610 faqe)
567-569
Mushafi Naskh (612 faqe)
568-570

Pyetje rreth sures El-Hakka

Sa ajete ka surja El-Hakka?

Surja El-Hakka ka 52 ajete. Është surja numër 69 nga 114 suret e Kuranit.

Në cilin xhuz është surja El-Hakka?

Surja El-Hakka: xhuzi 29 nga 30.

Surja El-Hakka është mekase apo medinase?

Surja El-Hakka klasifikohet si mekase.

Në cilën faqe është surja El-Hakka?

Surja El-Hakka në mushafin e Medinës (604 faqe): 566-568. Në mushafin IndoPak (610 faqe): 567-569. Në mushafin Naskh (612 faqe): 568-570.

Sa fjalë ka surja El-Hakka?

Surja El-Hakka: 258 fjalë, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe.

Sa shkronja arabe ka surja El-Hakka?

Surja El-Hakka: 1,113 shkronja, të numëruara nga i njëjti tekst uthmani, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet surja El-Hakka në Kuran?

Surja El-Hakka shkon nga ajeti 5,324 deri te ajeti 5,375 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

A ka surja El-Hakka ajet sexhdeje?

Jo. Surja El-Hakka nuk mban shenjë sexhdeje në mushafin e Medinës; nga 114 suret, 14 e mbajnë.

A mund ta dëgjoj suren El-Hakka?

Po. Të 52 ajetet e sures El-Hakka luhen këtu ajet pas ajeti, në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Hakka?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 52 ajetet dhe 258 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Dëgjo suren El-Hakka

Recituesit e Kuranit

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play