Surja El-Maide 5:49 المائدة
Ky është ajeti 49 nga 120 i sures El-Maide, ajeti 718 nga 6236 në Kuran, xhuzi 6. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 116.
وَأَنِ ٱحۡكُم بَيۡنَهُم بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ وَلَا تَتَّبِعۡ أَهۡوَآءَهُمۡ وَٱحۡذَرۡهُمۡ أَن يَفۡتِنُوكَ عَنۢ بَعۡضِ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ إِلَيۡكَۖ فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَٱعۡلَمۡ أَنَّمَا يُرِيدُ ٱللَّهُ أَن يُصِيبَهُم بِبَعۡضِ ذُنُوبِهِمۡۗ وَإِنَّ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلنَّاسِ لَفَٰسِقُونَ
Prandaj gjykoji sipas asaj që të ka shpallur Allahu e mos ndiq dëshirat e tyre të kota! Ki kujdes që ata mos të të nxisin të largohesh nga një pjesë e asaj që të ka shpallur Allahu! Nëse ata të kthejnë kurrizin e nuk dëgjojnë gjykimin tënd, atëherë ta dish se Allahu do vetëm që t’i dënojë për disa gjynahe të tyre. Në të vërtetë, shumë njerëz janë të pabindur.
5:49 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 5:49
Al-Mukhtasar
Sikurse edhe ti, o i Dërguar, duhet të gjykosh mes tyre me atë që ta zbriti Allahu e mos i ndiq mendimet e tyre që burojnë nga ndjekja e dëshirave! Ki kujdes prej tyre, që mos të të devijojnë nga një pjesë prej asaj që Allahu zbriti tek ti, pasi ata nuk do të reshtin së përpjekuri që t’ia arrijnë kësaj. Nëse ata refuzojnë që të pranojnë gjykimin që ta ka zbritur Allahu, atëherë dije se Allahu Dëshiron që t’i dënojë ata në jetën e kësaj bote për shkak të disa gjynaheve të tyre, ndërsa do t’i dënojë në botën tjetër për të gjitha gjynahet e tyre. Vërtetë që shumica e njerëzve janë jashtë rrugës së Allahut.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 6
- Numri i fjalëve
- 33
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 116
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 116
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 117
Në cilën sure është ajeti 5:49?
Surja El-Maide (المائدة). Surja 5 nga 114 · 120 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 5:49?
Xhuzi: 6.
Në cilën faqe është ajeti 5:49?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 116 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 116 · Mushafi Naskh (612 faqe): 117.
Sa fjalë ka ajeti 5:49?
Numri i fjalëve: 33.
Sa shkronja arabe ka ajeti 5:49?
Ajeti 5:49: 135 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 5:49 në Kuran?
Ajeti 5:49 është ajeti 718 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Maide?
Surja El-Maide ka 120 ajete. Është surja numër 5 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Maide është mekase apo medinase?
Surja El-Maide klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 5:49?
Po. Ajeti 5:49 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Maide?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 120 ajetet dhe 2,804 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.