Surja El-Maide 5:5 المائدة
Ky është ajeti 5 nga 120 i sures El-Maide, ajeti 674 nga 6236 në Kuran, xhuzi 6. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 107.
ٱلۡيَوۡمَ أُحِلَّ لَكُمُ ٱلطَّيِّبَٰتُۖ وَطَعَامُ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ حِلّٞ لَّكُمۡ وَطَعَامُكُمۡ حِلّٞ لَّهُمۡۖ وَٱلۡمُحۡصَنَٰتُ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ وَٱلۡمُحۡصَنَٰتُ مِنَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ مِن قَبۡلِكُمۡ إِذَآ ءَاتَيۡتُمُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ مُحۡصِنِينَ غَيۡرَ مُسَٰفِحِينَ وَلَا مُتَّخِذِيٓ أَخۡدَانٖۗ وَمَن يَكۡفُرۡ بِٱلۡإِيمَٰنِ فَقَدۡ حَبِطَ عَمَلُهُۥ وَهُوَ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ مِنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ
Sot ju janë lejuar gjërat e mira e të pastra. Ju janë lejuar edhe ushqimet e ithtarëve të Librit; po ashtu, edhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ata. Të lejuara për ju janë femrat e ndershme besimtare dhe femrat e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush, nëse ju u jepni pajën e kurorëzimit, duke u martuar me ato, e jo duke bërë kurvëri, as duke i marrë për dashnore. Kushdo që mohon besimin, veprat e tij do të zhvlerësohen dhe në jetën tjetër ai do të jetë i dështuar.
5:5 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 5:5
Al-Mukhtasar
Sot Allahu ua ka bërë hallall ngrënien e ushqimeve të preferuara, ngrënien e mishit të therur nga pasuesit e Librave të mëparshëm, pra, të judejve dhe të krishterëve. Edhe për ata është i lejuar mishi që therni ju. Ju lejohet që të martoheni me gratë e lira e të ndershme prej besimtareve, si dhe me gratë e lira e të ndershme prej atyre që u është dhënë Libri para jush, pra, me hebreje dhe të krishtera, nëse u jepni pajën që duan dhe nëse jeni të ndershëm në moskryerjen e ndonjë poshtërsie, si dhe duke mos i marrë si dashnore, sa për të kryer imoralitet me to. Kush i mohon ato që i ka bërë ligj Allahu për robërit e Vet, veçse ka shkatërruar punën e vet, duke humbur kushtin e pranimit të saj, që është imani, ndërsa Ditën e Gjykimit ai do të jetë fatkeq, për shkak se do të hyjë në Zjarr e do të qëndrojë përjetësisht aty.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 6
- Numri i fjalëve
- 43
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 107
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 107
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 108
Në cilën sure është ajeti 5:5?
Surja El-Maide (المائدة). Surja 5 nga 114 · 120 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 5:5?
Xhuzi: 6.
Në cilën faqe është ajeti 5:5?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 107 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 107 · Mushafi Naskh (612 faqe): 108.
Sa fjalë ka ajeti 5:5?
Numri i fjalëve: 43.
Sa shkronja arabe ka ajeti 5:5?
Ajeti 5:5: 193 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 5:5 në Kuran?
Ajeti 5:5 është ajeti 674 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Maide?
Surja El-Maide ka 120 ajete. Është surja numër 5 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Maide është mekase apo medinase?
Surja El-Maide klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 5:5?
Po. Ajeti 5:5 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Maide?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 120 ajetet dhe 2,804 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.