Surja El-Maide 5:4 المائدة
Ky është ajeti 4 nga 120 i sures El-Maide, ajeti 673 nga 6236 në Kuran, xhuzi 6. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 107.
يَسۡـَٔلُونَكَ مَاذَآ أُحِلَّ لَهُمۡۖ قُلۡ أُحِلَّ لَكُمُ ٱلطَّيِّبَٰتُ وَمَا عَلَّمۡتُم مِّنَ ٱلۡجَوَارِحِ مُكَلِّبِينَ تُعَلِّمُونَهُنَّ مِمَّا عَلَّمَكُمُ ٱللَّهُۖ فَكُلُواْ مِمَّآ أَمۡسَكۡنَ عَلَيۡكُمۡ وَٱذۡكُرُواْ ٱسۡمَ ٱللَّهِ عَلَيۡهِۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلۡحِسَابِ
Të pyesin ty ç’është e lejueshme që të hanë. Thuaju (o Muhamed): “Ju lejohet juve çdo gjë që është e dëlirë dhe atë që jua gjuajnë shtazët që i keni stërvitur e i përdorni në gjueti, ashtu siç ju ka mësuar Allahu. Pra, hani atë që jua sjellin, e përmendni emrin e Allahut! Frikësojuni Allahut! Allahu është i shpejtë në llogari.
5:4 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 5:4
Al-Mukhtasar
Pasi përmendi ato gjëra që ndalohet të hahen, Allahu përmend edhe ato gjëra që janë të lejuara:
Të pyesin shokët e tu, o i Dërguar, se çfarë ua ka lejuar Allahu për të ngrënë. Thuaju: Allahu ju ka bërë hallall të hani gjithçka të mirë. P.sh. gjahun që kapin për ju kafshët e stërvitura nga ju, siç janë qentë, leopardët a skifterët, të cilët i keni mësuar të gjuajnë, falë Allahut, aq sa ato ju binden sa herë që i urdhëroni a i ndaloni. Prandaj (ju lejohet të) hani prej asaj që kanë kapur për ju në gjueti, edhe nëse e kanë vrarë ata vetë (e jo ju), por duhet ta përmendni emrin e Allahut (Bismilah!) kur t’i lëshoni. Kijani frikën Allahut, duke zbatuar urdhërimet dhe ndalimet e Tij, se Allahu është i shpejtë në marrjen në llogari.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 6
- Numri i fjalëve
- 31
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 107
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 107
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 108
Në cilën sure është ajeti 5:4?
Surja El-Maide (المائدة). Surja 5 nga 114 · 120 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 5:4?
Xhuzi: 6.
Në cilën faqe është ajeti 5:4?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 107 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 107 · Mushafi Naskh (612 faqe): 108.
Sa fjalë ka ajeti 5:4?
Numri i fjalëve: 31.
Sa shkronja arabe ka ajeti 5:4?
Ajeti 5:4: 136 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 5:4 në Kuran?
Ajeti 5:4 është ajeti 673 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Maide?
Surja El-Maide ka 120 ajete. Është surja numër 5 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Maide është mekase apo medinase?
Surja El-Maide klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 5:4?
Po. Ajeti 5:4 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Maide?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 120 ajetet dhe 2,804 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.