Kalo te përmbajtja

Surja El-Maide 5:8 المائدة

Ky është ajeti 8 nga 120 i sures El-Maide, ajeti 677 nga 6236 në Kuran, xhuzi 6. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 108.

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ كُونُواْ قَوَّٰمِينَ لِلَّهِ شُهَدَآءَ بِٱلۡقِسۡطِۖ وَلَا يَجۡرِمَنَّكُمۡ شَنَـَٔانُ قَوۡمٍ عَلَىٰٓ أَلَّا تَعۡدِلُواْۚ ٱعۡدِلُواْ هُوَ أَقۡرَبُ لِلتَّقۡوَىٰۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ

O besimtarë! Bëhuni të qëndrueshëm në urdhrat e Allahut dhe bëhuni dëshmues me drejtësi! Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë dhe frikësojuni Allahut! Pa dyshim, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë që punoni ju.87

Shënimet e përkthyesit (1)
  1. 87 Ky varg na urdhëron për mirësi në shoqëri. Po të mos zbatohet kjo mirësi, shoqëria do të shkatërrohet plotësisht, kurse po të zbatohet plotësisht ndër njerëz, përparimi dhe mirëqenia e shoqërisë do të arrijë kulmin (përkthyesi).

5:8 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Maide
0/120
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Maide 5:8 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 5:8

Al-Mukhtasar

O ju që keni besuar Allahun dhe ndiqni të Dërguarin e Tij, tregohuni të palëkundur në zbatimin e të drejtave që ka Allahu mbi ju, duke kërkuar me këtë Fytyrën (Kënaqësinë) e Tij. Bëhuni dëshmitarë të drejtë, larg zullumit dhe mos t’ju shtyjë urrejtja që keni ndaj një populli, që të mos mbani drejtësi ndaj tij. Drejtësia kërkohet si ndaj mikut, ashtu edhe ndaj armikut. Prandaj mbani drejtësi me të dy, pasi drejtësia është më afër devotshmërisë, ndërsa mosmbajtja e drejtësisë është më afër tejkalimit të kufijve. Kijani frikën Allahut duke vënë në zbatim urdhëresat e Tij dhe duke u larguar prej ndalimeve të Tij, sepse Allahu është i Mirinformuar për atë që bëni. Atij nuk i fshihet asgjë prej punëve tuaja dhe Ai ka për t’ju shpërblyer për to.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
6
Numri i fjalëve
26
Mushafi i Medinës (604 faqe)
108
Mushafi IndoPak (610 faqe)
108
Mushafi Naskh (612 faqe)
109
Në cilën sure është ajeti 5:8?

Surja El-Maide (المائدة). Surja 5 nga 114 · 120 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 5:8?

Xhuzi: 6.

Në cilën faqe është ajeti 5:8?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 108 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 108 · Mushafi Naskh (612 faqe): 109.

Sa fjalë ka ajeti 5:8?

Numri i fjalëve: 26.

Sa shkronja arabe ka ajeti 5:8?

Ajeti 5:8: 117 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 5:8 në Kuran?

Ajeti 5:8 është ajeti 677 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Maide?

Surja El-Maide ka 120 ajete. Është surja numër 5 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Maide është mekase apo medinase?

Surja El-Maide klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 5:8?

Po. Ajeti 5:8 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Maide?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 120 ajetet dhe 2,804 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play