Surja El-Muzemil 73:20 المزمل
Ky është ajeti 20 nga 20 i sures El-Muzemil, ajeti 5495 nga 6236 në Kuran, xhuzi 29. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 575.
۞ إِنَّ رَبَّكَ يَعۡلَمُ أَنَّكَ تَقُومُ أَدۡنَىٰ مِن ثُلُثَيِ ٱلَّيۡلِ وَنِصۡفَهُۥ وَثُلُثَهُۥ وَطَآئِفَةٞ مِّنَ ٱلَّذِينَ مَعَكَۚ وَٱللَّهُ يُقَدِّرُ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَۚ عَلِمَ أَن لَّن تُحۡصُوهُ فَتَابَ عَلَيۡكُمۡۖ فَٱقۡرَءُواْ مَا تَيَسَّرَ مِنَ ٱلۡقُرۡءَانِۚ عَلِمَ أَن سَيَكُونُ مِنكُم مَّرۡضَىٰ وَءَاخَرُونَ يَضۡرِبُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ يَبۡتَغُونَ مِن فَضۡلِ ٱللَّهِ وَءَاخَرُونَ يُقَٰتِلُونَ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۖ فَٱقۡرَءُواْ مَا تَيَسَّرَ مِنۡهُۚ وَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَقۡرِضُواْ ٱللَّهَ قَرۡضًا حَسَنٗاۚ وَمَا تُقَدِّمُواْ لِأَنفُسِكُم مِّنۡ خَيۡرٖ تَجِدُوهُ عِندَ ٱللَّهِ هُوَ خَيۡرٗا وَأَعۡظَمَ أَجۡرٗاۚ وَٱسۡتَغۡفِرُواْ ٱللَّهَۖ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمُۢ
Natyrisht, Zoti yt e di se ti (o Muhamed) falesh më pak se dy të tretat e natës, ndonjëherë gjysmën ose një të tretën e saj, si edhe disa prej atyre që janë me ty. Allahu e përcakton gjatësinë e ditës dhe të natës dhe e di se ju nuk mund ta llogarisni atë saktësisht, prandaj kthehet tek ju me mëshirë. Kështu që lexoni Kuran aq sa mundeni! Ai e di se disa prej jush do të jenë të sëmurë, disa do të udhëtojnë nëpër botë, duke kërkuar mirësitë e Tij (për jetesë) dhe disa të tjerë do të jenë duke luftuar në rrugën e Tij, prandaj lexoni sa keni mundësi nga Kurani! Faleni namazin, jepeni zekatin dhe jepini Allahut një hua të mirë (që Ai t’jua kthejë shumëfish). Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer. Kërkoni faljen e Allahut, sepse Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
73:20 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 73:20
Al-Mukhtasar
Sigurisht që Zoti yt e di (o i Dërguar) se ti falesh, herë më pak se dy të tretat e natës, herë gjysmën e saj dhe herë veç një të tretën e saj, e po kështu edhe një pjesë e besimtarëve që janë me ty. Ashtu siç është Allahu që e cakton gjatësinë e natës dhe ditës, Ai e dinte që ju nuk do mund ta llogarisni saktësisht gjatësinë e saj dhe as gjatësinë se sa jeni falur gjatë saj, prandaj Ai jua pranoi pendimin dhe jua lehtësoi këtë detaj. Kështu që lexoni Kuran gjatë namazit, aq sa ju duket e lehtë. Po ashtu, Ai e dinte edhe se dikush prej jush ka për të qenë i sëmurë, të tjerë që udhëtojnë nëpër tokë për të kërkuar prej të mirave të Allahut, si dhe të tjerë që luftojnë në mbrojtje të Rrugës së Allahut. Prandaj lexoni prej tij (Kuranit) aq sa ju duket e lehtë dhe vazhdoni me faljen e pesë kohëve të namazit, jepni zekatin (lëmoshën e obliguar vjetore) dhe ofrojini Allahut kontributin tuaj më të mirë, si të ishit duke i dhënë hua njëri-tjetrit. Dijeni se, çfarëdo të mire që të bëni, atë do ta gjeni në dobi të vetes tuaj, ndërsa tek Allahu ajo ka për t’u shpërblyer me mirësi shumë herë më të mëdha. Kërkojini falje Allahut vazhdimisht, pasi me të vërtetë Allahu është Gafur (Gjynahfalës,) që i fal ata që kërkojnë falje për pamundësitë e tyre dhe Ai është Rrahim (Mëshirëplotë), që u dhuron mëshirë të veçantë atyre që mundohen.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 29
- Numri i fjalëve
- 78
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 575
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 577
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 578
Në cilën sure është ajeti 73:20?
Surja El-Muzemil (المزمل). Surja 73 nga 114 · 20 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 73:20?
Xhuzi: 29.
Në cilën faqe është ajeti 73:20?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 575 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 577 · Mushafi Naskh (612 faqe): 578.
Sa fjalë ka ajeti 73:20?
Numri i fjalëve: 78.
Sa shkronja arabe ka ajeti 73:20?
Ajeti 73:20: 330 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 73:20 në Kuran?
Ajeti 73:20 është ajeti 5,495 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Muzemil?
Surja El-Muzemil ka 20 ajete. Është surja numër 73 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Muzemil është mekase apo medinase?
Surja El-Muzemil klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 73:20?
Po. Ajeti 73:20 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Muzemil?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 20 ajetet dhe 199 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.