Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
Rreth sures
Surja El-Karia është surja numër 101 nga 114 suret e Kuranit, klasifikohet si mekase dhe ka 11 ajete. Në mushafin e Medinës (604 faqe) fillon në faqen 600.
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
ٱلۡقَارِعَةُ
Gjëmimi i tmerrshëm!423
Shënimet e përkthyesit (1)
- 423 “Gjëmimi i tmerrshëm”: është një nga emrat e Ditës së Kiametit.
مَا ٱلۡقَارِعَةُ
Ç’është Gjëmimi i tmerrshëm?
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡقَارِعَةُ
Kush mund të ta shpjegojë ty se çfarë është Gjëmimi i tmerrshëm?
يَوۡمَ يَكُونُ ٱلنَّاسُ كَٱلۡفَرَاشِ ٱلۡمَبۡثُوثِ
Atë Ditë njerëzit do të jenë si fluturat e shpërndara,
وَتَكُونُ ٱلۡجِبَالُ كَٱلۡعِهۡنِ ٱلۡمَنفُوشِ
kurse malet si leshi i shprishur.
فَأَمَّا مَن ثَقُلَتۡ مَوَٰزِينُهُۥ
Sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit do të rëndojnë në peshore,
فَهُوَ فِي عِيشَةٖ رَّاضِيَةٖ
ai do të ketë një jetë të kënaqur (në Xhenet).
وَأَمَّا مَنۡ خَفَّتۡ مَوَٰزِينُهُۥ
E sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit nuk do të rëndojnë në peshore,
فَأُمُّهُۥ هَاوِيَةٞ
Ai do të ketë si strehim Humnerën (e Xhehenemit).424
Shënimet e përkthyesit (1)
- 424 “Ai do të ketë si strehim Humnerën”: fjalë për fjalë: “Ai do të ketë për nënë Humnerën”. Në gjuhën arabe, fjalët umm dhe ebu (nënë dhe baba) përdoren edhe për të treguar origjinën e diçkaje dhe përkatësinë e tij absolute. Në këtë rast, fjala umm – nënë shpreh konceptin se njerëzit e mallkuar do të kenë për strehë Hâuija-n – Humnerën e Xhehenemit.
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا هِيَهۡ
Kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është Humnera (e Xhehenemit)?
نَارٌ حَامِيَةُۢ
Ajo është një Zjarr i vrullshëm.
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Surja El-Karia në mushaf
- Zbritja
- mekase
- Xhuzi
- 30
- Numri i fjalëve
- 36
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 600
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 606
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 607
Pyetje rreth sures El-Karia
Sa ajete ka surja El-Karia?
Surja El-Karia ka 11 ajete. Është surja numër 101 nga 114 suret e Kuranit.
Në cilin xhuz është surja El-Karia?
Surja El-Karia: xhuzi 30 nga 30.
Surja El-Karia është mekase apo medinase?
Surja El-Karia klasifikohet si mekase.
Në cilën faqe është surja El-Karia?
Surja El-Karia në mushafin e Medinës (604 faqe): 600. Në mushafin IndoPak (610 faqe): 606. Në mushafin Naskh (612 faqe): 607.
Sa fjalë ka surja El-Karia?
Surja El-Karia: 36 fjalë, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe.
Sa shkronja arabe ka surja El-Karia?
Surja El-Karia: 158 shkronja, të numëruara nga i njëjti tekst uthmani, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet surja El-Karia në Kuran?
Surja El-Karia shkon nga ajeti 6,158 deri te ajeti 6,168 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
A ka surja El-Karia ajet sexhdeje?
Jo. Surja El-Karia nuk mban shenjë sexhdeje në mushafin e Medinës; nga 114 suret, 14 e mbajnë.
A mund ta dëgjoj suren El-Karia?
Po. Të 11 ajetet e sures El-Karia luhen këtu ajet pas ajeti, në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Karia?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 11 ajetet dhe 36 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.
Dëgjo suren El-Karia
- Mishary Alafasy مشاري العفاسي Hafs nga AsimiMurattal
- AbdulBaset (Murattal) عبدالباسط عبدالصمد Hafs nga AsimiMurattal
- AbdulBaset AbdulSamad عبدالباسط عبدالصمد Hafs nga AsimiMuxheved
- Minshawi (Murattal) محمد صديق المنشاوي Hafs nga AsimiMurattal
- As-Sudais عبدالرحمن السديس Hafs nga AsimiMurattal
- Abu Bakr ash-Shatri أبو بكر الشاطري Hafs nga AsimiMurattal