Kalo te përmbajtja

Surja El-Kasas 28:76 القصص

Ky është ajeti 76 nga 88 i sures El-Kasas, ajeti 3328 nga 6236 në Kuran, xhuzi 20. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 394.

۞ إِنَّ قَٰرُونَ كَانَ مِن قَوۡمِ مُوسَىٰ فَبَغَىٰ عَلَيۡهِمۡۖ وَءَاتَيۡنَٰهُ مِنَ ٱلۡكُنُوزِ مَآ إِنَّ مَفَاتِحَهُۥ لَتَنُوٓأُ بِٱلۡعُصۡبَةِ أُوْلِي ٱلۡقُوَّةِ إِذۡ قَالَ لَهُۥ قَوۡمُهُۥ لَا تَفۡرَحۡۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلۡفَرِحِينَ

Me të vërtetë, Karuni242 ka qenë nga populli i Musait, por i shtypte ata. Ne i patëm dhënë atij aq thesare, saqë çelësat e tyre vështirë se do të mund t’i mbante një grup njerëzish të fuqishëm. Njerëzit e popullit të tij i thanë: “Mos u ngazëlle me pasurinë që ke, sepse Allahu nuk i do ata që ngazëllehen!

Shënimet e përkthyesit (1)
  1. 242 Karuni ka qenë anëtar i fisit të Musait a.s. (ashtu si ai, ishte prej fisit të Levit). Ishte një burrë me bukuri dhe forcë të madhe. Teuratin e njihte thellësisht dhe ishte shumë i pasur. Të gjitha këto cilësi e kishin bërë mendjemadh. Për ta ndëshkuar për mendjemadhësinë e tij, Allahu i Madhëruar e bëri që ta gllabëronte toka.

28:76 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Kasas
0/88
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Kasas 28:76 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 28:76

Al-Mukhtasar

Meqë Allahu përmendi në fillim të sures se Faraoni kishte tejkaluar të gjita kufijtë për shkak të pushtetit, në fund të saj sjellë ndodhinë e Karunit, i cili i kishte kaluar kufijtë për shkak të pasurisë:

Me të vërtetë (edhe) Karunit, i cili ishte prej popullit të Musait dhe e pati tepruar ndaj popullit të vet me padrejtësi dhe shfrenime, Ne i kishim dhuruar pasuri e thesare nga ari, aq sa çelësat e depove të tij nuk mund t’i ngrinin (përveçse me vështirësi) një numër (grup) i fuqishëm burrash. Populli i vet i tha: “Mos u entuziazmo, pasi Allahu në të vërtetë, nuk i do ata që entuziazmohen, duke u vetëpëlqyer dhe përçmuar të tjerët, përkundrazi, Ai i urrenë ata dhe ka për t'i ndëshkuar.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
20
Numri i fjalëve
29
Mushafi i Medinës (604 faqe)
394
Mushafi IndoPak (610 faqe)
394
Mushafi Naskh (612 faqe)
395
Në cilën sure është ajeti 28:76?

Surja El-Kasas (القصص). Surja 28 nga 114 · 88 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 28:76?

Xhuzi: 20.

Në cilën faqe është ajeti 28:76?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 394 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 394 · Mushafi Naskh (612 faqe): 395.

Sa fjalë ka ajeti 28:76?

Numri i fjalëve: 29.

Sa shkronja arabe ka ajeti 28:76?

Ajeti 28:76: 108 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 28:76 në Kuran?

Ajeti 28:76 është ajeti 3,328 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Kasas?

Surja El-Kasas ka 88 ajete. Është surja numër 28 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Kasas është mekase apo medinase?

Surja El-Kasas klasifikohet si mekase.

A mund ta dëgjoj ajetin 28:76?

Po. Ajeti 28:76 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Kasas?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 88 ajetet dhe 1,430 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play