Kalo te përmbajtja

Surja Ali Imran 3:13 آل عمران

Ky është ajeti 13 nga 200 i sures Ali Imran, ajeti 306 nga 6236 në Kuran, xhuzi 3. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 51.

قَدۡ كَانَ لَكُمۡ ءَايَةٞ فِي فِئَتَيۡنِ ٱلۡتَقَتَاۖ فِئَةٞ تُقَٰتِلُ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَأُخۡرَىٰ كَافِرَةٞ يَرَوۡنَهُم مِّثۡلَيۡهِمۡ رَأۡيَ ٱلۡعَيۡنِۚ وَٱللَّهُ يُؤَيِّدُ بِنَصۡرِهِۦ مَن يَشَآءُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَعِبۡرَةٗ لِّأُوْلِي ٱلۡأَبۡصَٰرِ

Sigurisht që kishte shenjë për ju në dy ushtritë që u ndeshën: njëra që luftonte në rrugën e Allahut dhe tjetra - e mohuesve, së cilës i dukej se para vetes kishte dy herë më shumë kundërshtarë.47 Allahu me ndihmën e Vet forcon kë të dëshirojë. Kjo, me të vërtetë, është mësim për largpamësit.

Shënimet e përkthyesit (1)
  1. 47 Vargu bën fjalë për betejën e Bedrit që shënoi suksesin e parë të rëndësishëm për ushtritë myslimane. Historia na tregon këtë epope të 313 heronjve të besimit që, në këmbë (përveç dy vetëve), u përballën me një ushtri prej një mijë këmbësorësh dhe njëqind kalorësish kurejshë. Allahu bëri që besimtarët të dukeshin më shumë se ç’ishin në sytë e ushtrisë armike. Nën udhëheqjen e Profetit Muhamed (a.s.) dhe të frymëzuar nga shembujt e trimërisë që shpalosën Ali Ibn Ebi Tâlibi, Hamza Ibn Abd-ul Muttalibi dhe Mus‘ab Ibn ‘Umejri, myslimanët i thyen idhujtarët.

3:13 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja Ali Imran
0/200
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy Ali Imran 3:13 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 3:13

Al-Mukhtasar

Ishte argument dhe mësim për ju çështja e dy ushtrive, të cilat u përballën në Bedër. Njëra ishte ushtri besimtare. Aty ishin i Dërguari i Allahut صلى الله عليه وسلم dhe sahabët, që luftonin për Rrugën e Allahut, që Fjala e Allahut të jetë më e larta dhe fjala e jobesimtarëve të jetë më e ulëta. Ushtria tjetër ishte jobesimtare. Aty ishin jobesimtarët e Mekës, të cilët patën dalë në luftë për t’u krenuar, për t’u dukur dhe për t’u mburrur me fisërinë. Përballë besimtarëve ishin sa dyfishi i tyre, por ja që Allahu i ndihmoi të dashurit e Vet besimtarë. Allahu mbështet me ndihmën e Vet kë të dëshirojë. Në atë ngjarje ka mësime dhe këshilla për ata që shohin; ndihma prej Allahut do të jetë vetëm për pasuesit e imanit, edhe nëse ata janë të paktë në numër, kurse mposhtja do të jetë e sigurt për pasuesit e së kotës, edhe nëse numri i tyre është më i madh.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
3
Numri i fjalëve
29
Mushafi i Medinës (604 faqe)
51
Mushafi IndoPak (610 faqe)
51
Mushafi Naskh (612 faqe)
52
Në cilën sure është ajeti 3:13?

Surja Ali Imran (آل عمران). Surja 3 nga 114 · 200 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 3:13?

Xhuzi: 3.

Në cilën faqe është ajeti 3:13?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 51 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 51 · Mushafi Naskh (612 faqe): 52.

Sa fjalë ka ajeti 3:13?

Numri i fjalëve: 29.

Sa shkronja arabe ka ajeti 3:13?

Ajeti 3:13: 115 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 3:13 në Kuran?

Ajeti 3:13 është ajeti 306 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja Ali Imran?

Surja Ali Imran ka 200 ajete. Është surja numër 3 nga 114 suret e Kuranit.

Surja Ali Imran është mekase apo medinase?

Surja Ali Imran klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 3:13?

Po. Ajeti 3:13 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren Ali Imran?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 200 ajetet dhe 3,481 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play