Surja En-Nahl 16:30 النحل
Ky është ajeti 30 nga 128 i sures En-Nahl, ajeti 1931 nga 6236 në Kuran, xhuzi 14. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 270.
۞ وَقِيلَ لِلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ مَاذَآ أَنزَلَ رَبُّكُمۡۚ قَالُواْ خَيۡرٗاۗ لِّلَّذِينَ أَحۡسَنُواْ فِي هَٰذِهِ ٱلدُّنۡيَا حَسَنَةٞۚ وَلَدَارُ ٱلۡأٓخِرَةِ خَيۡرٞۚ وَلَنِعۡمَ دَارُ ٱلۡمُتَّقِينَ
Ndërsa atyre që e kanë frikë Allahun, do t’u thuhet: “Çfarë ju ka shpallur Zoti juaj?” - Ata do të thonë: “Mirësi!” Ata që bëjnë vepra të mira në këtë botë, do të kenë mirësi; në botën tjetër do të kenë edhe më të mira. Sa e mrekullueshme do të jetë shtëpia e atyre që i frikësohen Allahut!
16:30 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 16:30
Al-Mukhtasar
Ndërsa atyre që ia patën frikën Zotit të tyre duke i vënë në zbatim urdhrat e Tij dhe duke u larguar prej ndalesave të Tij do t’u thuhet: “Ju ç’mendim keni për atë që e ka zbritur Zoti juaj tek i Dërguari juaj, Muhamed صلى الله عليه وسلم?!” Ata përgjigjen: “Allahu ka zbritur tek ai mirësi të madhe.” Ata të cilët e kryejnë adhurimin e Allahut në formën më të mirë dhe në marrëdhënie me krijesat e Tij janë shembullorë, të tillët do të kenë shpërblim të mirë në jetën e kësaj bote me ndihmë dhe shtim furnizimi, mirëpo ajo që Allahu u ka premtuar atyre në Botën Tjetër, është shumë më e mirë se ajo që u ka dhënë atyre në jetën e dynjasë. Sa vendbanim i mrekullueshëm është ai, për ata që ia kanë patur frikën Zotit të tyre, duke i vënë në zbatim urdhrat e Tij dhe duke u larguar prej ndalesave të Tij!
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 14
- Numri i fjalëve
- 20
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 270
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 270
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 271
Në cilën sure është ajeti 16:30?
Surja En-Nahl (النحل). Surja 16 nga 114 · 128 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 16:30?
Xhuzi: 14.
Në cilën faqe është ajeti 16:30?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 270 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 270 · Mushafi Naskh (612 faqe): 271.
Sa fjalë ka ajeti 16:30?
Numri i fjalëve: 20.
Sa shkronja arabe ka ajeti 16:30?
Ajeti 16:30: 90 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 16:30 në Kuran?
Ajeti 16:30 është ajeti 1,931 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja En-Nahl?
Surja En-Nahl ka 128 ajete. Është surja numër 16 nga 114 suret e Kuranit.
Surja En-Nahl është mekase apo medinase?
Surja En-Nahl klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 16:30?
Po. Ajeti 16:30 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nahl?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 128 ajetet dhe 1,844 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.