Surja En-Nahl 16:81 النحل
Ky është ajeti 81 nga 128 i sures En-Nahl, ajeti 1982 nga 6236 në Kuran, xhuzi 14. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 276.
وَٱللَّهُ جَعَلَ لَكُم مِّمَّا خَلَقَ ظِلَٰلٗا وَجَعَلَ لَكُم مِّنَ ٱلۡجِبَالِ أَكۡنَٰنٗا وَجَعَلَ لَكُمۡ سَرَٰبِيلَ تَقِيكُمُ ٱلۡحَرَّ وَسَرَٰبِيلَ تَقِيكُم بَأۡسَكُمۡۚ كَذَٰلِكَ يُتِمُّ نِعۡمَتَهُۥ عَلَيۡكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تُسۡلِمُونَ
Nga ajo që ka krijuar, Ai ka bërë për ju hije; ka bërë për ju streha nëpër male; ka bërë për ju rroba që t’ju mbrojnë nga nxehtësia; ka bërë për ju veshje prej metali për t’ju mbrojtur në luftë. Kështu, Ai i përsos begatitë e Veta mbi ju, me qëllim që ju t’i bindeni vullnetit të Tij.
16:81 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 16:81
Al-Mukhtasar
Madje, çdo gjë që ju bën hije (e freski) qoftë pemë apo strehime, Allahu jua mundësoi, në mënyrë që t’ju mbrojë prej nxehtësisë, ashtu siç edhe prej maleve bëri që ju të keni shtigje, hone e shpella, duke gjetur në to strehim prej të ftohtit, të nxehtit dhe armikut. Dhe për më tepër, Ai ju mundësoi edhe këmisha e rroba pambuku (apo të ngjashme), që t’ju mbrojë prej Diellit dhe të ftohtit, ashtu si ju mundësoi edhe parzmore, që t’ju mbrojnë prej sulmeve të njëri-tjetrit në luftë, që arma të mos arrijë trupat tuaj. Ja, kështu siç tregoi Allahu mirësi ndaj jush duke ju mundësuar ato që u përmendën, ashtu Ai i plotëson (duke i shtuar) mirësitë e Veta ndaj jush, me shpresë se do t’i nënshtroheni vetëm Allahut dhe nuk do t’i bëni shirk (idhujtari) Atij me asgjë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 14
- Numri i fjalëve
- 25
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 276
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 276
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 277
Në cilën sure është ajeti 16:81?
Surja En-Nahl (النحل). Surja 16 nga 114 · 128 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 16:81?
Xhuzi: 14.
Në cilën faqe është ajeti 16:81?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 276 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 276 · Mushafi Naskh (612 faqe): 277.
Sa fjalë ka ajeti 16:81?
Numri i fjalëve: 25.
Sa shkronja arabe ka ajeti 16:81?
Ajeti 16:81: 106 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 16:81 në Kuran?
Ajeti 16:81 është ajeti 1,982 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja En-Nahl?
Surja En-Nahl ka 128 ajete. Është surja numër 16 nga 114 suret e Kuranit.
Surja En-Nahl është mekase apo medinase?
Surja En-Nahl klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 16:81?
Po. Ajeti 16:81 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nahl?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 128 ajetet dhe 1,844 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.