Kalo te përmbajtja

Surja En-Nahl 16:92 النحل

Ky është ajeti 92 nga 128 i sures En-Nahl, ajeti 1993 nga 6236 në Kuran, xhuzi 14. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 277.

وَلَا تَكُونُواْ كَٱلَّتِي نَقَضَتۡ غَزۡلَهَا مِنۢ بَعۡدِ قُوَّةٍ أَنكَٰثٗا تَتَّخِذُونَ أَيۡمَٰنَكُمۡ دَخَلَۢا بَيۡنَكُمۡ أَن تَكُونَ أُمَّةٌ هِيَ أَرۡبَىٰ مِنۡ أُمَّةٍۚ إِنَّمَا يَبۡلُوكُمُ ٱللَّهُ بِهِۦۚ وَلَيُبَيِّنَنَّ لَكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ مَا كُنتُمۡ فِيهِ تَخۡتَلِفُونَ

Mos u bëni si ajo gruaja që e shprish dhe e bën fije-fije atë që e ka tjerrë fort, duke i përdorur betimet tuaja si mjet mashtrimi të njëri-tjetrit, nga frika se mos një grup të jetë më i madh se tjetri. Allahu, me këtë, vetëm sa u vë në provë e, me siguri, Ai do t’jua tregojë në Ditën e Kiametit, çështjet për të cilat ju nuk pajtoheshit.

16:92 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja En-Nahl
0/128
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy En-Nahl 16:92 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 16:92

Al-Mukhtasar

Dhe mos u bëni mendjelehtë e të cekët për t’i shkelur marrëveshjet që i keni lidhur, si ajo gruaja budallaqe, e cila pasi u lodh duke e tjerr leshin apo pambukun që kishte dhe kur endja e saj përfundoi, ajo e prishi atë, duke e shpërbërë ashtu siç kishte qenë para se të punohej. Ajo u lodh edhe kur e endi edhe kur e prishi endjen, e nuk e realizoi atë që kërkonte. Kështu edhe ju, përpiqeni që t’i bëni betimet tuaja (të besueshme vetëm) për të gënjyer njëri-tjetrin me to, që pala juaj të jetë më shumë dhe më e fortë se pala e armiqve tuaj. Por, në të vërtetë Allahu vë në provë besnikërinë nëpërmjet marrëveshjeve, se a do t’u përmbaheni atyre apo do t’i shkelni? Ai ka për t’ua sqaruar në Ditën e Gjykimit atë për të cilën ju ishit në mospajtime gjatë jetës së kësaj bote, duke nxjerrë atë që kishte qenë në të drejtë dhe atë që kishte qenë në të kotë, si dhe atë që ishte i sinqertë e atë që ishte gënjeshtar.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
14
Numri i fjalëve
32
Mushafi i Medinës (604 faqe)
277
Mushafi IndoPak (610 faqe)
277
Mushafi Naskh (612 faqe)
278
Në cilën sure është ajeti 16:92?

Surja En-Nahl (النحل). Surja 16 nga 114 · 128 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 16:92?

Xhuzi: 14.

Në cilën faqe është ajeti 16:92?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 277 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 277 · Mushafi Naskh (612 faqe): 278.

Sa fjalë ka ajeti 16:92?

Numri i fjalëve: 32.

Sa shkronja arabe ka ajeti 16:92?

Ajeti 16:92: 128 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 16:92 në Kuran?

Ajeti 16:92 është ajeti 1,993 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja En-Nahl?

Surja En-Nahl ka 128 ajete. Është surja numër 16 nga 114 suret e Kuranit.

Surja En-Nahl është mekase apo medinase?

Surja En-Nahl klasifikohet si mekase.

A mund ta dëgjoj ajetin 16:92?

Po. Ajeti 16:92 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nahl?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 128 ajetet dhe 1,844 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play