Surja En-Nexhm 53:32 النجم
Ky është ajeti 32 nga 62 i sures En-Nexhm, ajeti 4816 nga 6236 në Kuran, xhuzi 27. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 527.
ٱلَّذِينَ يَجۡتَنِبُونَ كَبَٰٓئِرَ ٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡفَوَٰحِشَ إِلَّا ٱللَّمَمَۚ إِنَّ رَبَّكَ وَٰسِعُ ٱلۡمَغۡفِرَةِۚ هُوَ أَعۡلَمُ بِكُمۡ إِذۡ أَنشَأَكُم مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ وَإِذۡ أَنتُمۡ أَجِنَّةٞ فِي بُطُونِ أُمَّهَٰتِكُمۡۖ فَلَا تُزَكُّوٓاْ أَنفُسَكُمۡۖ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَنِ ٱتَّقَىٰٓ
Për ata që ruhen prej gjynaheve të mëdha dhe veprave imorale, përveç gjynaheve të vogla, me të vërtetë, Zoti yt është i Gjerë në falje. Ai ju njeh mjaft mirë, qysh se ju krijoi nga dheu dhe qysh se keni qenë embrion në barkun e nënave tuaja. Prandaj, mos u lavdëroni me pafajësinë tuaj! Ai i njeh më së miri ata që ruhen nga gjynahet.
53:32 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 53:32
Al-Mukhtasar
Të tillë janë ata që largohen prej gjynaheve të mëdha e të ndyra, duke përjashtuar gjynahet e vogla, të cilat Allahu nuk do t’ua vërë re, nëse ata pendohen e heqin dorë prej gjynaheve të mëdha dhe i shtojnë veprat e mira. Me të vërtetë Zoti yt është i gjerë në falje, o i Dërguar, për të gjithë ata që pendohen e kthehen tek Ai. Ai ju njeh juve më mirë se kushdo tjetër që kur e krijoi atin tuaj, Ademin, prej balte dhe kur ishit embrion në barkun e nënave tuaja. Prandaj mos e lavdëroni veten për aftësitë apo devotshmërinë tuaj, pasi Ai e di më mirë se kushdo, se kush prej jush është më i ruajturi e më i miri në largimin prej gjynaheve dhe në zbatimin e porosive të Allahut, haptazi apo në fshehtësi. Atij nuk i fshihet asgjë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 27
- Numri i fjalëve
- 31
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 527
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 527
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 528
Në cilën sure është ajeti 53:32?
Surja En-Nexhm (النجم). Surja 53 nga 114 · 62 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 53:32?
Xhuzi: 27.
Në cilën faqe është ajeti 53:32?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 527 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 527 · Mushafi Naskh (612 faqe): 528.
Sa fjalë ka ajeti 53:32?
Numri i fjalëve: 31.
Sa shkronja arabe ka ajeti 53:32?
Ajeti 53:32: 125 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 53:32 në Kuran?
Ajeti 53:32 është ajeti 4,816 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja En-Nexhm?
Surja En-Nexhm ka 62 ajete. Është surja numër 53 nga 114 suret e Kuranit.
Surja En-Nexhm është mekase apo medinase?
Surja En-Nexhm klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 53:32?
Po. Ajeti 53:32 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nexhm?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 62 ajetet dhe 360 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.