Kalo te përmbajtja

Surja En-Nisa 4:105 النساء

Ky është ajeti 105 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 598 nga 6236 në Kuran, xhuzi 5. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 95.

إِنَّآ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّ لِتَحۡكُمَ بَيۡنَ ٱلنَّاسِ بِمَآ أَرَىٰكَ ٱللَّهُۚ وَلَا تَكُن لِّلۡخَآئِنِينَ خَصِيمٗا

Vërtet, Ne (o Muhamed) ta kemi zbritur Kuranin me të drejtën, në mënyrë që ti të gjykosh ndërmjet njerëzve sipas asaj që të ka shpallur Allahu. Dhe mos u bëj mbrojtës i tradhtarëve!75

Shënimet e përkthyesit (1)
  1. 75 Komentuesit klasikë të Kuranit (Taberiu) bëjnë të ditur se ky varg dhe ata të mëpasshëm, deri në vargun 113, kanë lidhje me çështjen e një njeriu që quhej Ibn Ubejrik. Ai akuzohej se kishte vjedhur, por mbrohej nga i Dërguari i Allahut, i cili ishte bindur nga ndërmjetësimi i familjes së të pandehurit, se vjedhjen e kishte bërë një hebre. Shpallja Hyjnore e shfajësoi hebreun, kurse Ibn Ubejriku mohoi besimin dhe u arratis në Mekë, ku vazhdoi jetën e tij si keqbërës, derisa e gurëzuan.

4:105 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja En-Nisa
0/176
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy En-Nisa 4:105 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 4:105

Al-Mukhtasar

Vërtet, Ne ta kemi zbritur ty, o i Dërguar Librin (Kur’anin) së bashku me të Vërtetën (Drejtësinë) e Zotit tënd, në mënyrë që të gjykosh mes njerëzve me drejtësi, ashtu siç të ka mësuar Allahu dhe në mënyrë që njerëzit ta kuptojnë se ti je i Dërguari i Allahut dhe nuk u ke folur asgjë prej vetes sate. E ti kurrsesi mos u dil në mbrojtje të pabesëve, që e kanë tradhtuar veten dhe amanetin e tyre!

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
5
Numri i fjalëve
15
Mushafi i Medinës (604 faqe)
95
Mushafi IndoPak (610 faqe)
95
Mushafi Naskh (612 faqe)
96
Në cilën sure është ajeti 4:105?

Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 4:105?

Xhuzi: 5.

Në cilën faqe është ajeti 4:105?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 95 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 95 · Mushafi Naskh (612 faqe): 96.

Sa fjalë ka ajeti 4:105?

Numri i fjalëve: 15.

Sa shkronja arabe ka ajeti 4:105?

Ajeti 4:105: 66 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 4:105 në Kuran?

Ajeti 4:105 është ajeti 598 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja En-Nisa?

Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.

Surja En-Nisa është mekase apo medinase?

Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 4:105?

Po. Ajeti 4:105 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play