Surja En-Nisa 4:157 النساء
Ky është ajeti 157 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 650 nga 6236 në Kuran, xhuzi 6. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 103.
وَقَوۡلِهِمۡ إِنَّا قَتَلۡنَا ٱلۡمَسِيحَ عِيسَى ٱبۡنَ مَرۡيَمَ رَسُولَ ٱللَّهِ وَمَا قَتَلُوهُ وَمَا صَلَبُوهُ وَلَٰكِن شُبِّهَ لَهُمۡۚ وَإِنَّ ٱلَّذِينَ ٱخۡتَلَفُواْ فِيهِ لَفِي شَكّٖ مِّنۡهُۚ مَا لَهُم بِهِۦ مِنۡ عِلۡمٍ إِلَّا ٱتِّبَاعَ ٱلظَّنِّۚ وَمَا قَتَلُوهُ يَقِينَۢا
dhe për fjalët e tyre: “Ne e vramë Mesihun – Isain, të birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut”. Por, ata as e vranë, as e kryqëzuan, por ashtu u është dukur. Ata që nuk u pajtuan për çështjen e tij, me siguri që gjenden në dyshim për të. Ata nuk kanë ditur kurrgjë për të, por vetëm kanë hamendësuar. Ata, në të vërtetë, nuk e kanë vrarë,
4:157 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 4:157
Al-Mukhtasar
Ne i mallkuam edhe për shkak se thoshin me mburrje e pavërtetësi: “Ne e vramë Mesihun, Isain birin e Merjemes, të Dërguarin e Allahut”. Por, në fakt, ata as nuk e vranë, siç pretenduan, e as nuk e kryqëzuan, por ata vranë një person tjetër, që Allahu e kishte bërë të ngjashëm me Isain. Ata e kryqëzuan atë, duke menduar se ishte vetë Isai صلى الله عليه وسلم. Mirëpo, si ata që pretenduan se e kishin vrarë atë- judejtë, si ata që e dorëzuan atë-të krishterët, të dyja palët kanë dyshime në lidhje me çështjen e Isait. Kjo, sepse ata nuk kanë dituri, por ecin vetëm me hamendje, kur dihet se hamendja nuk i sjell asnjë dobi së Vërtetës. Ata nuk e vranë Isain e as nuk e kryqëzuan, absolutisht.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 6
- Numri i fjalëve
- 34
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 103
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 103
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 104
Në cilën sure është ajeti 4:157?
Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 4:157?
Xhuzi: 6.
Në cilën faqe është ajeti 4:157?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 103 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 103 · Mushafi Naskh (612 faqe): 104.
Sa fjalë ka ajeti 4:157?
Numri i fjalëve: 34.
Sa shkronja arabe ka ajeti 4:157?
Ajeti 4:157: 128 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 4:157 në Kuran?
Ajeti 4:157 është ajeti 650 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja En-Nisa?
Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.
Surja En-Nisa është mekase apo medinase?
Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 4:157?
Po. Ajeti 4:157 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.