Surja En-Nisa 4:91 النساء
Ky është ajeti 91 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 584 nga 6236 në Kuran, xhuzi 5. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 92.
سَتَجِدُونَ ءَاخَرِينَ يُرِيدُونَ أَن يَأۡمَنُوكُمۡ وَيَأۡمَنُواْ قَوۡمَهُمۡ كُلَّ مَا رُدُّوٓاْ إِلَى ٱلۡفِتۡنَةِ أُرۡكِسُواْ فِيهَاۚ فَإِن لَّمۡ يَعۡتَزِلُوكُمۡ وَيُلۡقُوٓاْ إِلَيۡكُمُ ٱلسَّلَمَ وَيَكُفُّوٓاْ أَيۡدِيَهُمۡ فَخُذُوهُمۡ وَٱقۡتُلُوهُمۡ حَيۡثُ ثَقِفۡتُمُوهُمۡۚ وَأُوْلَٰٓئِكُمۡ جَعَلۡنَا لَكُمۡ عَلَيۡهِمۡ سُلۡطَٰنٗا مُّبِينٗا
Ju do të hasni në njerëz të tjerë, të cilët dëshirojnë të sigurohen nga ju dhe nga kombi i vet. Sa herë që thirren në idhujtari, menjëherë bien në të. Nëse nuk shmangen prej jush, nëse nuk ju ofrojnë paqen dhe nëse nuk heqin dorë nga luftimi kundër jush, atëherë i kapni e i vrisni kudo që t’i gjeni! Kundër tyre ju kemi dhënë të drejtë të qartë.
4:91 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 4:91
Al-Mukhtasar
Keni për të gjetur, o besimtarë, një grup tjetër prej dyfytyrakëve që ju shfaqin besimin, në mënyrë që të sigurojnë me këtë vetet e tyre, siç ua shfaqin popullit të tyre jobesimtar kufrin, kur ata kthehen pranë tyre, në mënyrë që të ndihen edhe atje të sigurt. Sa herë që ata u thirrën që të bënin kufër dhe shirk ndaj Allahut, ata u zhytën në të në formën më të rëndë. Të tillët, nëse nuk reshtin së luftuari me ju, nuk bëjnë paqe me ju dhe e pengojnë veten nga ju, atëherë kapini ata dhe vritini kudo që t’i gjeni! Këta janë ata, për të cilët Allahu ju ka dhënë kompetencë të qartë për kapjen dhe vrasjen e tyre, sepse ata janë të pabesë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 5
- Numri i fjalëve
- 32
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 92
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 92
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 93
Në cilën sure është ajeti 4:91?
Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 4:91?
Xhuzi: 5.
Në cilën faqe është ajeti 4:91?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 92 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 92 · Mushafi Naskh (612 faqe): 93.
Sa fjalë ka ajeti 4:91?
Numri i fjalëve: 32.
Sa shkronja arabe ka ajeti 4:91?
Ajeti 4:91: 162 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 4:91 në Kuran?
Ajeti 4:91 është ajeti 584 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja En-Nisa?
Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.
Surja En-Nisa është mekase apo medinase?
Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 4:91?
Po. Ajeti 4:91 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.