Kalo te përmbajtja

Surja En-Nisa 4:92 النساء

Ky është ajeti 92 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 585 nga 6236 në Kuran, xhuzi 5. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 93.

وَمَا كَانَ لِمُؤۡمِنٍ أَن يَقۡتُلَ مُؤۡمِنًا إِلَّا خَطَـٔٗاۚ وَمَن قَتَلَ مُؤۡمِنًا خَطَـٔٗا فَتَحۡرِيرُ رَقَبَةٖ مُّؤۡمِنَةٖ وَدِيَةٞ مُّسَلَّمَةٌ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦٓ إِلَّآ أَن يَصَّدَّقُواْۚ فَإِن كَانَ مِن قَوۡمٍ عَدُوّٖ لَّكُمۡ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَتَحۡرِيرُ رَقَبَةٖ مُّؤۡمِنَةٖۖ وَإِن كَانَ مِن قَوۡمِۭ بَيۡنَكُمۡ وَبَيۡنَهُم مِّيثَٰقٞ فَدِيَةٞ مُّسَلَّمَةٌ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ وَتَحۡرِيرُ رَقَبَةٖ مُّؤۡمِنَةٖۖ فَمَن لَّمۡ يَجِدۡ فَصِيَامُ شَهۡرَيۡنِ مُتَتَابِعَيۡنِ تَوۡبَةٗ مِّنَ ٱللَّهِۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمٗا

Nuk bën që besimtari të vrasë besimtarin, përveçse gabimisht. Kush vret një besimtar gabimisht, duhet të lirojë një besimtar të robëruar dhe t’u paguajë gjakun trashëgimtarëve të të vrarit, përpos rastit kur familja e të vrarit ia fal gjakun. Nëse i vrari është nga një popull që e keni armik e njëkohësisht është besimtar, duhet të lirohet një besimtar i robëruar. Nëse i vrari është nga një popull me të cilin ju keni lidhur marrëveshje, i duhet paguar gjaku familjes së tij, duke liruar edhe një besimtar të robëruar. Ai që s’mund të gjejë rob, duhet të agjërojë dy muaj rresht. (Kjo është bërë) në shenjë pendimi para Allahut. Se Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.

4:92 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja En-Nisa
0/176
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy En-Nisa 4:92 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 4:92

Al-Mukhtasar

Kurrsesi nuk i lejohet një besimtari që të vrasë një besimtar tjetër, përveç nëse kjo ndodh gabimisht. Kush vret një besimtar gabimisht, duhet që të lirojë një besimtar tjetër të robëruar, si shpagim për veprën e bërë. Ndërsa të afërmit e vrasësit, të cilët e trashëgojnë atë, duhet t’u paguajnë gjakun trashëgimtarëve të të vrarit, përveç nëse ata ua falin gjakun dhe nuk e kërkojnë (atë shpagim). Nëse i vrari ka qenë prej një populli me të cilët ju jeni në luftë dhe ishte besimtar, atëherë vrasësi e ka detyrim që të lirojë një besimtar të robëruar dhe nuk bëhet pagim gjaku. Nëse i vrari nuk ka qenë besimtar, por ka qenë prej një populli me të cilin keni një marrëveshje, siç janë dhimijët (pakicat nën mbrojtjen e Islamit), atëherë të afërmit e vrasësit, pra, ata që e trashëgojnë atë, duhet t’u paguajnë gjakun trashëgimtarëve të të vrarit, ndërsa vrasësi e ka detyrim që të lirojë një besimtar të robëruar si shpagim për veprën e bërë; e, nëse nuk gjen dikë për ta liruar apo nuk ka mundësi që të paguajë çmimin e tij, atëherë duhet të agjërojë dy muaj të njëpasnjëshëm, pa shkëputje, pa e lënë asnjë ditë, në mënyrë që Allahu t’ia pranojë atij pendimin për atë që ka bërë. Vërtet, Allahu është i Gjithëditur për veprat dhe qëllimet e robve të Vet si dhe i Urtë në Ligjet e Veta dhe në Drejtimin Vet.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
5
Numri i fjalëve
60
Mushafi i Medinës (604 faqe)
93
Mushafi IndoPak (610 faqe)
93
Mushafi Naskh (612 faqe)
94
Në cilën sure është ajeti 4:92?

Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 4:92?

Xhuzi: 5.

Në cilën faqe është ajeti 4:92?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 93 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 93 · Mushafi Naskh (612 faqe): 94.

Sa fjalë ka ajeti 4:92?

Numri i fjalëve: 60.

Sa shkronja arabe ka ajeti 4:92?

Ajeti 4:92: 236 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 4:92 në Kuran?

Ajeti 4:92 është ajeti 585 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja En-Nisa?

Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.

Surja En-Nisa është mekase apo medinase?

Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 4:92?

Po. Ajeti 4:92 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play