Surja En-Nur 24:21 النور
Ky është ajeti 21 nga 64 i sures En-Nur, ajeti 2812 nga 6236 në Kuran, xhuzi 18. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 352.
۞ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَتَّبِعُواْ خُطُوَٰتِ ٱلشَّيۡطَٰنِۚ وَمَن يَتَّبِعۡ خُطُوَٰتِ ٱلشَّيۡطَٰنِ فَإِنَّهُۥ يَأۡمُرُ بِٱلۡفَحۡشَآءِ وَٱلۡمُنكَرِۚ وَلَوۡلَا فَضۡلُ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ وَرَحۡمَتُهُۥ مَا زَكَىٰ مِنكُم مِّنۡ أَحَدٍ أَبَدٗا وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يُزَكِّي مَن يَشَآءُۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٞ
O besimtarë! Mos ndiqni gjurmët e djallit! Kush ndjek gjurmët e djallit, do të nxitet nga ai të bëjë vepra të këqija e të shëmtuara. Sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush nga ju nuk do të ishte pastruar kurrë (prej gjynaheve); Allahu pastron atë që dëshiron Vetë. Allahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.
24:21 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 24:21
Al-Mukhtasar
O ju që keni besuar Allahun e veproni sipas dispozitave të Tij, mos i ndiqni gjurmët e shejtanit, i cili jua zbukuron ndjekjen e të pavërtetës! Kush i ndjek gjurmët e tij, le ta dijë se ai do ta urdhërojë që të flasë e të veprojë gjëra të turpshme dhe të ndaluara nga feja e Allahut. Nëse nuk do të kishte qenë Mirësia e Allahut ndaj jush, o besimtarë, askush prej jush nuk do të ishte dëlirur me pendesë. Mirëpo Allahu dëlir kë të dëshirojë prej robërve të Vet, duke ia mundësuar që të pendohet e duke ia pranuar pastaj pendimin. Allahu është Dëgjues i çdo gjëje që ju thoni e është i Gjithëdijshëm për çdo gjë që ju bëni; Atij nuk mund t’i fshihet asgjë e juaja dhe për çdo gjë ka për t’ju shpërblyer. * Kur Ebu Bekri mori vesh se edhe Mistahu, të cilit i kishte lidhur një ndihmë ekonomike, kishte qenë i përfshirë në këtë shpifje, u betua se nuk do t’i jepte më atij asgjë. Mirëpo Allahu tha:
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 18
- Numri i fjalëve
- 34
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 352
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 352
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 353
Në cilën sure është ajeti 24:21?
Surja En-Nur (النور). Surja 24 nga 114 · 64 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 24:21?
Xhuzi: 18.
Në cilën faqe është ajeti 24:21?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 352 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 352 · Mushafi Naskh (612 faqe): 353.
Sa fjalë ka ajeti 24:21?
Numri i fjalëve: 34.
Sa shkronja arabe ka ajeti 24:21?
Ajeti 24:21: 146 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 24:21 në Kuran?
Ajeti 24:21 është ajeti 2,812 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja En-Nur?
Surja En-Nur ka 64 ajete. Është surja numër 24 nga 114 suret e Kuranit.
Surja En-Nur është mekase apo medinase?
Surja En-Nur klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 24:21?
Po. Ajeti 24:21 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nur?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 64 ajetet dhe 1,316 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.