Kalo te përmbajtja

Surja En-Nur 24:31 النور

Ky është ajeti 31 nga 64 i sures En-Nur, ajeti 2822 nga 6236 në Kuran, xhuzi 18. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 353.

وَقُل لِّلۡمُؤۡمِنَٰتِ يَغۡضُضۡنَ مِنۡ أَبۡصَٰرِهِنَّ وَيَحۡفَظۡنَ فُرُوجَهُنَّ وَلَا يُبۡدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنۡهَاۖ وَلۡيَضۡرِبۡنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَىٰ جُيُوبِهِنَّۖ وَلَا يُبۡدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا لِبُعُولَتِهِنَّ أَوۡ ءَابَآئِهِنَّ أَوۡ ءَابَآءِ بُعُولَتِهِنَّ أَوۡ أَبۡنَآئِهِنَّ أَوۡ أَبۡنَآءِ بُعُولَتِهِنَّ أَوۡ إِخۡوَٰنِهِنَّ أَوۡ بَنِيٓ إِخۡوَٰنِهِنَّ أَوۡ بَنِيٓ أَخَوَٰتِهِنَّ أَوۡ نِسَآئِهِنَّ أَوۡ مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُنَّ أَوِ ٱلتَّٰبِعِينَ غَيۡرِ أُوْلِي ٱلۡإِرۡبَةِ مِنَ ٱلرِّجَالِ أَوِ ٱلطِّفۡلِ ٱلَّذِينَ لَمۡ يَظۡهَرُواْ عَلَىٰ عَوۡرَٰتِ ٱلنِّسَآءِۖ وَلَا يَضۡرِبۡنَ بِأَرۡجُلِهِنَّ لِيُعۡلَمَ مَا يُخۡفِينَ مِن زِينَتِهِنَّۚ وَتُوبُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ لَعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ

Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre225, përveç atyre që janë të dukshme. Le t’i mbulojnë kraharorët me mbulesat e tyre (të kokës) dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre, përveçse bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre, ose vjehërrve të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve apo djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave a grave të tyre, ose atyre që i kanë nën zotërim (si skllave), ose shërbëtorëve që nuk kanë epsh ndaj femrave apo fëmijëve që nuk i dinë ngacmimet e femrave. Dhe të mos i rrahin këmbët (për tokë), në mënyrë që të mos duken stolitë e tyre të fshehta. Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!226

Shënimet e përkthyesit (2)
  1. 225 D.m.th. pjesët e trupit.
  2. 226 Ruajtja e nderit nuk nënkuptohet vetëm si një largim nga marrëdhëniet e jashtëligjshme, por edhe si një qëndrim i përgjithshëm i mendjes dhe i ndjenjave, duke qenë kështu një karakteristikë themelore e sjelljes së myslimanit, qoftë ai mashkull apo femër.

24:31 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja En-Nur
0/64
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy En-Nur 24:31 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 24:31

Al-Mukhtasar

Thuaju, gjithashtu, edhe femrave besimtare që edhe ato t’i ulin shikimet e t’i përmbajnë ato e të mos shikojnë në ato pjesë intime të trupit që atyre nuk u lejohet t’i shikojnë! Le t’i ruajnë pjesët intime të trupit të vet, duke i mbuluar ato dhe duke qëndruar sa më larg gjërave të turpshme! Prandaj të mos e shfaqin bukurinë dhe sharmin e tyre për të huajt, përveç asaj bukurie që është e dukshme prej tyre e nuk mund të fshihet, siç janë rrobat dhe veshjet e tyre! Le t’i hedhin shamitë mbi kokat e deri te kraharorët, duke mbuluar kështu flokët, qafën e çdo gjë tjetër provokuese! Të mos ua shfaqin hijeshinë e tyre askujt, veçse bashkëshortëve të vet; baballarëve të vet apo baballarëve të bashkëshortëve të vet; bijve të vet apo bijve të bashkëshortëve të vet; vëllezërve të vet apo djemve të vëllezërve dhe të motrave të veta; grave të atyre që u përmendën e që janë të afërmet ose shoqet e tyre të besueshme, ose robëreshave që i kanë nën pronësinë e tyre; ose ndjekësve prej meshkujve (të tredhur, që nuk kanë ndenja) apo fëmijëve, të cilët nuk dinë asgjë për pjesët intime të femrave; dhe gjithashtu- o i Dërguar – thuaju që të mos e godasin tokën me këmbët e tyre e të tërheqin vëmendjen e të huajve me këtë, për të nxjerrë në dukje bukuritë që ato i fshehin poshtë veshjeve të tyre! Pendohuni tek Allahu, o ju besimtarë, të gjithë së bashku (gra e burra), në lidhje me shikimin apo gjithçka tjetër, me shpresën që do të arrini shpëtimin si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
18
Numri i fjalëve
78
Mushafi i Medinës (604 faqe)
353
Mushafi IndoPak (610 faqe)
353
Mushafi Naskh (612 faqe)
354
Në cilën sure është ajeti 24:31?

Surja En-Nur (النور). Surja 24 nga 114 · 64 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 24:31?

Xhuzi: 18.

Në cilën faqe është ajeti 24:31?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 353 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 353 · Mushafi Naskh (612 faqe): 354.

Sa fjalë ka ajeti 24:31?

Numri i fjalëve: 78.

Sa shkronja arabe ka ajeti 24:31?

Ajeti 24:31: 344 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 24:31 në Kuran?

Ajeti 24:31 është ajeti 2,822 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja En-Nur?

Surja En-Nur ka 64 ajete. Është surja numër 24 nga 114 suret e Kuranit.

Surja En-Nur është mekase apo medinase?

Surja En-Nur klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 24:31?

Po. Ajeti 24:31 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nur?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 64 ajetet dhe 1,316 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play