Surja En-Nur 24:33 النور
Ky është ajeti 33 nga 64 i sures En-Nur, ajeti 2824 nga 6236 në Kuran, xhuzi 18. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 354.
وَلۡيَسۡتَعۡفِفِ ٱلَّذِينَ لَا يَجِدُونَ نِكَاحًا حَتَّىٰ يُغۡنِيَهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضۡلِهِۦۗ وَٱلَّذِينَ يَبۡتَغُونَ ٱلۡكِتَٰبَ مِمَّا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُكُمۡ فَكَاتِبُوهُمۡ إِنۡ عَلِمۡتُمۡ فِيهِمۡ خَيۡرٗاۖ وَءَاتُوهُم مِّن مَّالِ ٱللَّهِ ٱلَّذِيٓ ءَاتَىٰكُمۡۚ وَلَا تُكۡرِهُواْ فَتَيَٰتِكُمۡ عَلَى ٱلۡبِغَآءِ إِنۡ أَرَدۡنَ تَحَصُّنٗا لِّتَبۡتَغُواْ عَرَضَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۚ وَمَن يُكۡرِههُّنَّ فَإِنَّ ٱللَّهَ مِنۢ بَعۡدِ إِكۡرَٰهِهِنَّ غَفُورٞ رَّحِيمٞ
Ata që nuk kanë mundësi për martesë, le të përmbajnë veten, derisa Allahu t’i begatojë me dhuntinë e Tij. Ata skllevër që gjenden në pushtetin tuaj e që kërkojnë të lirohen me shpërblim dhe ju kërkojnë aktlirimin, ua jepni e, nëse e dini që janë të mirë, jepuni diçka nga pasuria juaj, të cilën ju ka dhuruar Allahu. Mos i detyroni skllavet tuaja të bëjnë kurvëri, që të arrini ju dobi të përkohshme të kësaj bote, nëse ato dëshirojnë jetë të ndershme. Nëse ndokush i detyron ato, Allahu do të jetë Falës dhe Mëshirëplotë për to.
24:33 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 24:33
Al-Mukhtasar
Pasi Allahu i urdhëroi besimtarët që t’i martojnë ata që nuk janë të martuar, i urdhëroi këta të fundit që të tregohen të ndershëm e ta frenojnë veten nëse nuk gjejnë me çfarë të martohen e të lidhin martesën, duke thënë:
Ata që nuk kanë mundësi të martohen, për shkak të varfërisë së tyre, le të tregojnë ndershmëri e ta frenojnë veten që të mos bien në imoralitet, derisa Allahu t’u japë prej mirësisë së Vet të gjerë. Nëse dikush prej robërve apo robëreshave kërkon prej zotërinjve të tyre që t’u shkruhet marrëveshja për ta liruar veten, atëherë zotërinjtë e tyre duhet ta pranojnë këtë, nëse shikojnë në ta aftësi për ta plotësuar marrëveshjen dhe devotshmëri në fe! Përveç kësaj, ata duhet që t’u japin prej pasurisë që u ka falur Allahu, për t’i ndihmuar robërit, duke ua zvogëluar shumën e kërkuar në marrëveshje. Mos i detyroni robëreshat tuaja për të kryer imoralitet, që të fitoni para. Nëse dikush i detyron forcërisht ato për të kryer prostitucion, Allahu do t’i falë, sepse ato qenë të detyruara për këtë dhe mëkati do të bjerë mbi atë që i ka detyruar.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 18
- Numri i fjalëve
- 48
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 354
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 354
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 355
Në cilën sure është ajeti 24:33?
Surja En-Nur (النور). Surja 24 nga 114 · 64 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 24:33?
Xhuzi: 18.
Në cilën faqe është ajeti 24:33?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 354 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 354 · Mushafi Naskh (612 faqe): 355.
Sa fjalë ka ajeti 24:33?
Numri i fjalëve: 48.
Sa shkronja arabe ka ajeti 24:33?
Ajeti 24:33: 215 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 24:33 në Kuran?
Ajeti 24:33 është ajeti 2,824 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja En-Nur?
Surja En-Nur ka 64 ajete. Është surja numër 24 nga 114 suret e Kuranit.
Surja En-Nur është mekase apo medinase?
Surja En-Nur klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 24:33?
Po. Ajeti 24:33 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nur?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 64 ajetet dhe 1,316 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.