Surja Esh-Shura 42:23 الشورى
Ky është ajeti 23 nga 53 i sures Esh-Shura, ajeti 4295 nga 6236 në Kuran, xhuzi 25. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 486.
ذَٰلِكَ ٱلَّذِي يُبَشِّرُ ٱللَّهُ عِبَادَهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِۗ قُل لَّآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ أَجۡرًا إِلَّا ٱلۡمَوَدَّةَ فِي ٱلۡقُرۡبَىٰۗ وَمَن يَقۡتَرِفۡ حَسَنَةٗ نَّزِدۡ لَهُۥ فِيهَا حُسۡنًاۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ شَكُورٌ
Kështu i gëzon Allahu robërit e Vet, që kanë besuar dhe që kanë bërë vepra të mira. Thuaju: “Për këtë nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi tjetër prej jush, përveç respektit (për mua) për hir të farefisnisë (që kemi).” Atij që bën vepër të mirë, Ne do t’ia shtojmë shpërblimin. Allahu, me të vërtetë, është Falës dhe Mirënjohës.
42:23 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 42:23
Al-Mukhtasar
Me këtë shpërblim, Allahu, nëpërmjet të Dërguarit të Vet – Muhamedit, i përgëzon robërit e Vet. Ata që e besuan Allahun si Një të Vetëm e të Vërtetë, i besuan të gjithë të dërguarit e Tij (pa përjashtuar asnjërin prej tyre, veçanërisht të Dërguarin e fundit – Muhamedin) dhe bënë vepra të devotshme, me kryerjen e adhurimeve të kërkuara, për të fituar kënaqësinë e Tij. Thuaju (o i Dërguar) të tillëve: “Unë, për përcjelljen e këtij udhëzimi, nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim, përveç një shpërblimi të vetëm e që është në dobinë tuaj: dashuria për të afërmit!” E, kushdo që, përveç këtyre shton çfarëdolloj vepre tjetër të mirë, duke dëshiruar me të Kënaqësinë e Allahut, Ne kemi për t’ia shtuar atij mirësinë dhe shpërblimin edhe më shumë se ajo që ka bërë. (Ne) do ta shpërblejmë të mirën e tij nga dhjetëfish, deri në shtatëqindfish, në varësi të sinqeritetit e përpjekjeve të tij. Ai me të vërtetë është Gjynahfalës, që ia fal gabimet e gjynahet e kaluara kujtdo që pendohet e përmirësohet, ashtu siç është Mirënjohës ndaj kujtdo që bën të mira në emër të Tij.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 25
- Numri i fjalëve
- 29
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 486
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 486
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 487
Në cilën sure është ajeti 42:23?
Surja Esh-Shura (الشورى). Surja 42 nga 114 · 53 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 42:23?
Xhuzi: 25.
Në cilën faqe është ajeti 42:23?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 486 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 486 · Mushafi Naskh (612 faqe): 487.
Sa fjalë ka ajeti 42:23?
Numri i fjalëve: 29.
Sa shkronja arabe ka ajeti 42:23?
Ajeti 42:23: 117 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 42:23 në Kuran?
Ajeti 42:23 është ajeti 4,295 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Esh-Shura?
Surja Esh-Shura ka 53 ajete. Është surja numër 42 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Esh-Shura është mekase apo medinase?
Surja Esh-Shura klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 42:23?
Po. Ajeti 42:23 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Esh-Shura?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 53 ajetet dhe 860 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.