Surja Fatir 35:11 فاطر
Ky është ajeti 11 nga 45 i sures Fatir, ajeti 3671 nga 6236 në Kuran, xhuzi 22. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 435.
وَٱللَّهُ خَلَقَكُم مِّن تُرَابٖ ثُمَّ مِن نُّطۡفَةٖ ثُمَّ جَعَلَكُمۡ أَزۡوَٰجٗاۚ وَمَا تَحۡمِلُ مِنۡ أُنثَىٰ وَلَا تَضَعُ إِلَّا بِعِلۡمِهِۦۚ وَمَا يُعَمَّرُ مِن مُّعَمَّرٖ وَلَا يُنقَصُ مِنۡ عُمُرِهِۦٓ إِلَّا فِي كِتَٰبٍۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٞ
Allahu ju ka krijuar së pari prej dheut (Ademin), pastaj (pasardhësit e tij i ka krijuar) nga pika e farës dhe më në fund ju ka bërë çifte. Dhe asnjë femër nuk mbetet shtatzënë e as nuk lind pa dijeninë e Tij. Jeta e askujt nuk zgjatet e as nuk shkurtohet pa qenë e shënuar në Libër. Me të vërtetë, kjo për Allahun është e lehtë!
35:11 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 35:11
Al-Mukhtasar
Allahu është Ai që ju ka krijuar ju (si pasardhës të babait tuaj – Ademit të cilin e krijoi) prej dheut, pastaj Ai ju krijoi nga një pikë e farës së mashkullit. Pastaj ju bëri disa meshkuj dhe disa femra, në mënyrë që të martoheni mes jush e të shtoheni. Nuk ka femër që mund të mbesë shtatzënë, e as që mund të lindë fëmijën e saj, e që të mos jetë sipas dijenisë së Tij. Atij nuk i shpëton asgjë prej kësaj. Gjithashtu, askujt nuk mund t’i zgjatet jeta e as nuk mund t’i shkurtohet ajo, pa qenë shkruar më parë në Libër – Leuhi Mahfudh. Vërtet që këto që u përmendën, si krijimi juaj në faza, gjini e jetëgjatësi të përcaktuara më parë dhe ringjallja pas vdekjes janë tepër të lehta për Allahun.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 22
- Numri i fjalëve
- 34
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 435
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 435
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 436
Në cilën sure është ajeti 35:11?
Surja Fatir (فاطر). Surja 35 nga 114 · 45 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 35:11?
Xhuzi: 22.
Në cilën faqe është ajeti 35:11?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 435 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 435 · Mushafi Naskh (612 faqe): 436.
Sa fjalë ka ajeti 35:11?
Numri i fjalëve: 34.
Sa shkronja arabe ka ajeti 35:11?
Ajeti 35:11: 113 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 35:11 në Kuran?
Ajeti 35:11 është ajeti 3,671 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Fatir?
Surja Fatir ka 45 ajete. Është surja numër 35 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Fatir është mekase apo medinase?
Surja Fatir klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 35:11?
Po. Ajeti 35:11 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Fatir?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 45 ajetet dhe 775 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.