Surja Gafir 40:77 غافر
Ky është ajeti 77 nga 85 i sures Gafir, ajeti 4210 nga 6236 në Kuran, xhuzi 24. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 475.
فَٱصۡبِرۡ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞۚ فَإِمَّا نُرِيَنَّكَ بَعۡضَ ٱلَّذِي نَعِدُهُمۡ أَوۡ نَتَوَفَّيَنَّكَ فَإِلَيۡنَا يُرۡجَعُونَ
Andaj, bëhu i durueshëm, se premtimi i Allahut, me siguri që do të përmbushet. E, nëse të tregojmë ty (o Muhamed) diçka nga dënimi që u kemi premtuar atyre apo nëse të lëmë të vdesësh para kësaj, ata te Ne do të kthehen gjithsesi.
40:77 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 40:77
Al-Mukhtasar
Pasi Profeti (paqja qoftë mbi të!) hoqi çfarë hoqi nga populli i tij, Allahu e urdhëroi që të bëjë durim dhe për t’ia bërë më të lehtë i’a përmend premtimin nga Ai për fitore, duke i thënë:
Pra, duro (o i Dërguar) e mos u dëshpëro përballë shqetësimeve e mohimeve që ata t’i bëjnë! Vazhdo me thirrjen tënde i bindur se premtimi i Allahut (për të të ndihmuar ty e besimtarët) është i vërtetë. Atë pjesë të ndëshkimit që ua premtuam atyre në këtë botë, ose kemi për të ta treguar ty para vdekjes tënde (siç do të ndodhte në Bedër, Hendek e Hajber), ose kemi për t’ua lëshuar pas vdekjes tënde (siç do të ndodhte me Bizantin, Persinë etj.). Vetëm tek Ne është kthimi i tyre në Ditën e Gjykimit, kur ata kanë për të gjetur atë që meritojnë, për kundërvënien e tyre ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 24
- Numri i fjalëve
- 14
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 475
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 475
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 476
Në cilën sure është ajeti 40:77?
Surja Gafir (غافر). Surja 40 nga 114 · 85 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 40:77?
Xhuzi: 24.
Në cilën faqe është ajeti 40:77?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 475 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 475 · Mushafi Naskh (612 faqe): 476.
Sa fjalë ka ajeti 40:77?
Numri i fjalëve: 14.
Sa shkronja arabe ka ajeti 40:77?
Ajeti 40:77: 58 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 40:77 në Kuran?
Ajeti 40:77 është ajeti 4,210 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Gafir?
Surja Gafir ka 85 ajete. Është surja numër 40 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Gafir është mekase apo medinase?
Surja Gafir klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 40:77?
Po. Ajeti 40:77 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Gafir?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 85 ajetet dhe 1,219 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.