Surja Hud 11:57 هود
Ky është ajeti 57 nga 123 i sures Hud, ajeti 1530 nga 6236 në Kuran, xhuzi 12. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 228.
فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَقَدۡ أَبۡلَغۡتُكُم مَّآ أُرۡسِلۡتُ بِهِۦٓ إِلَيۡكُمۡۚ وَيَسۡتَخۡلِفُ رَبِّي قَوۡمًا غَيۡرَكُمۡ وَلَا تَضُرُّونَهُۥ شَيۡـًٔاۚ إِنَّ رَبِّي عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٍ حَفِيظٞ
E, nëse ju shmangeni, unë tashmë jua kam përcjellë atë (mesazhin), për të cilin jam dërguar te ju. Zoti im, në vendin tuaj do të sjellë një popull tjetër, kurse ju nuk mund t’i bëni kurrfarë dëmi Atij. Vërtet, Zoti im është Mbikëqyrës mbi çdo gjë”.
11:57 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 11:57
Al-Mukhtasar
Nëse ju e refuzoni dhe ia ktheni shpinën asaj me të cilën unë ju kam ardhur, dijeni se unë nuk kam përgjegjësi tjetër për të, përveçse që t’jua komunikoj, ndërkohë që unë ju kam përcjell çdo gjë me të cilën Allahu më ka dërguar e më ka urdhëruar ta shpall. Kështu që tashmë argumenti për ju është sqaruar (nuk arsyetoheni) dhe Zoti im ka për t’ju shkatërruar, duke sjellë pas jush një popull tjetër, që ka për t’ju zëvendësuar. Ju, me mohimin dhe refuzimin tuaj, nuk keni për t’i sjellë Allahut asnjë dëm, të madh apo të vogël, pasi Ai nuk ka nevojë për robërit e Vet. Vërtet që Zoti im është Mbikëqyrës i çdo gjëje dhe se Ai do të më mbrojë prej të keqes së asaj që ju komplotoni ndaj meje.”
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 12
- Numri i fjalëve
- 21
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 228
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 228
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 229
Në cilën sure është ajeti 11:57?
Surja Hud (هود). Surja 11 nga 114 · 123 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 11:57?
Xhuzi: 12.
Në cilën faqe është ajeti 11:57?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 228 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 228 · Mushafi Naskh (612 faqe): 229.
Sa fjalë ka ajeti 11:57?
Numri i fjalëve: 21.
Sa shkronja arabe ka ajeti 11:57?
Ajeti 11:57: 81 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 11:57 në Kuran?
Ajeti 11:57 është ajeti 1,530 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Hud?
Surja Hud ka 123 ajete. Është surja numër 11 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Hud është mekase apo medinase?
Surja Hud klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 11:57?
Po. Ajeti 11:57 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Hud?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 123 ajetet dhe 1,917 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.