Kalo te përmbajtja

Surja Hud 11:88 هود

Ky është ajeti 88 nga 123 i sures Hud, ajeti 1561 nga 6236 në Kuran, xhuzi 12. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 231.

قَالَ يَٰقَوۡمِ أَرَءَيۡتُمۡ إِن كُنتُ عَلَىٰ بَيِّنَةٖ مِّن رَّبِّي وَرَزَقَنِي مِنۡهُ رِزۡقًا حَسَنٗاۚ وَمَآ أُرِيدُ أَنۡ أُخَالِفَكُمۡ إِلَىٰ مَآ أَنۡهَىٰكُمۡ عَنۡهُۚ إِنۡ أُرِيدُ إِلَّا ٱلۡإِصۡلَٰحَ مَا ٱسۡتَطَعۡتُۚ وَمَا تَوۡفِيقِيٓ إِلَّا بِٱللَّهِۚ عَلَيۡهِ تَوَكَّلۡتُ وَإِلَيۡهِ أُنِيبُ

Ai tha: “O populli im, mendoni pak! Nëse unë kam provë të qartë nga Zoti im, i Cili më ka furnizuar me begati të mira nga ana e Vet, a të mos ju udhëzoj në rrugën e drejtë?! Unë nuk dëshiroj të bëj atë, që jua ndaloj juve. Unë dëshiroj vetëm të përmirësoj atë që mundem. Ndërsa suksesi im varet vetëm nga Allahu. Tek Ai mbështetem dhe Atij i drejtohem.

11:88 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja Hud
0/123
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy Hud 11:88 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 11:88

Al-Mukhtasar

Atëherë, Shuajbi i tha popullit të vet: “O populli im, më tregoni se ç’do të bënit nëse unë do t’u thosha se unë jam në udhëzim të qartë prej Zotit tim dhe me largpamësi nga ana e Tij, duke më furnizuar nga ana e Tij me pasuri të fituar hallall dhe duke më dhuruar profetësinë?! Ndërkohë që me këtë unë nuk dëshiroj që t’ju ndaloj juve nga asgjë apo t’ju kundërshtoj juve për ndonjë vepër, vetëm se nëpërmjet kësaj unë dua që t’ju përmirësoj, duke ju thirrur për tek Teuhidi (Njësueshmëria e) Allahut dhe bindja ndaj Tij, me aq sa të kem mundësi. Megjithatë suksesi im për këtë arrihet vetëm se nëpërmjet Allahut të Lartësuar; vetëm Atij i jam mbështetur për të gjitha çështjet e mia dhe se tek Ai kam për t’u kthyer”.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
12
Numri i fjalëve
35
Mushafi i Medinës (604 faqe)
231
Mushafi IndoPak (610 faqe)
231
Mushafi Naskh (612 faqe)
232
Në cilën sure është ajeti 11:88?

Surja Hud (هود). Surja 11 nga 114 · 123 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 11:88?

Xhuzi: 12.

Në cilën faqe është ajeti 11:88?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 231 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 231 · Mushafi Naskh (612 faqe): 232.

Sa fjalë ka ajeti 11:88?

Numri i fjalëve: 35.

Sa shkronja arabe ka ajeti 11:88?

Ajeti 11:88: 135 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 11:88 në Kuran?

Ajeti 11:88 është ajeti 1,561 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja Hud?

Surja Hud ka 123 ajete. Është surja numër 11 nga 114 suret e Kuranit.

Surja Hud është mekase apo medinase?

Surja Hud klasifikohet si mekase.

A mund ta dëgjoj ajetin 11:88?

Po. Ajeti 11:88 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren Hud?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 123 ajetet dhe 1,917 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play