Kalo te përmbajtja

Ed-Duha الضحى · Yasser Salamah

Reciton Yasser Salamah 11 ajete Hafs nga Asimi Murattal

përkthimi: Hasan Efendi Nahi

Lexo suren

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. وَٱلضُّحَىٰ

    Betohem në shkëlqimin e paradites

  2. وَٱلَّيۡلِ إِذَا سَجَىٰ

    dhe në natën kur erret e qetësohet,

  3. مَا وَدَّعَكَ رَبُّكَ وَمَا قَلَىٰ

    se Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren (o Muhamed)!410

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 410 Kjo sure i është shpallur Muhamedit (a.s.) pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje të Shpalljes Hyjnore, gjatë së cilës Profetit (a.s.) i është dashur të durojë shpotitë e jobesimtarëve dhe talljet e armiqve të tij më të këqij. Gruaja e xhaxhait të tij, Ebu Lehebit, e tallte, duke i thënë: “Zotëria yt të ka braktisur”.
  4. وَلَلۡأٓخِرَةُ خَيۡرٞ لَّكَ مِنَ ٱلۡأُولَىٰ

    Natyrisht, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë,

  5. وَلَسَوۡفَ يُعۡطِيكَ رَبُّكَ فَتَرۡضَىٰٓ

    e, sigurisht që Zoti yt do të të japë ty, sa të jesh i kënaqur.

  6. أَلَمۡ يَجِدۡكَ يَتِيمٗا فَـَٔاوَىٰ

    A nuk ishe jetim e Ai të dha strehë?

  7. وَوَجَدَكَ ضَآلّٗا فَهَدَىٰ

    A nuk të gjeti të paditur (për Islamin) e të udhëzoi?

  8. وَوَجَدَكَ عَآئِلٗا فَأَغۡنَىٰ

    A nuk ishe nevojtar e të bëri të mos ia kesh nevojën askujt?

  9. فَأَمَّا ٱلۡيَتِيمَ فَلَا تَقۡهَرۡ

    Prandaj, mos e shtyp jetimin,

  10. وَأَمَّا ٱلسَّآئِلَ فَلَا تَنۡهَرۡ

    lypësin mos e shtyj me ashpërsi

  11. وَأَمَّا بِنِعۡمَةِ رَبِّكَ فَحَدِّثۡ

    dhe shpalli dhuntitë e Zotit tënd!411

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 411 Dhuntitë më të mëdha që Allahu i Madhëruar i ka falur Muhamedit (a.s.), janë Kurani dhe Profecia. Kjo tregon qartë se çfarë dhuntish duhej të shpallte Profeti (a.s.).
0/11
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Yasser Salamah Ed-Duha 93:1 0:00 0:00

Sure të tjera nga Yasser Salamah

Recitues të tjerë

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play