Kalo te përmbajtja

El-Inshirah الشرح · Yasser Salamah

Reciton Yasser Salamah 8 ajete Hafs nga Asimi Murattal

përkthimi: Hasan Efendi Nahi

Lexo suren

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. أَلَمۡ نَشۡرَحۡ لَكَ صَدۡرَكَ

    Vallë, a nuk ta hapëm ty (Muhamed) kraharorin (për të pranuar besimin)

  2. وَوَضَعۡنَا عَنكَ وِزۡرَكَ

    dhe ta hoqëm barrën412,

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 412 Sipas Taberiut, vargu do të thotë: “A nuk të kemi dëlirur nga çdo gjynah?!”
  3. ٱلَّذِيٓ أَنقَضَ ظَهۡرَكَ

    e cila ta rëndonte tepër kurrizin,

  4. وَرَفَعۡنَا لَكَ ذِكۡرَكَ

    dhe ta ngritëm lart emrin?!413

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 413 Është e sigurt se asnjë njeri në botë nuk ka bërë më shumë emër sesa Profeti Muhamed (a.s.). Më se një miliardë myslimanë përmendin emrin e tij përditë, duke u lutur për të në namazet e tyre. Nga mijëra e mijëra minare, myezinët thërrasin emrin e tij pesë herë në ditë. Arritjet e misionit të tij shpirtëror, moral, juridik e politik janë tërësisht të gjalla dhe aktive edhe katërmbëdhjetë shekuj pas ndarjes së tij nga kjo botë dhe do të zgjasin, në dashtë Allahu, deri në Ditën e fundit të jetës tokësore dhe, në vazhdim, në jetën e amshuar.
  5. فَإِنَّ مَعَ ٱلۡعُسۡرِ يُسۡرًا

    Me të vërtetë, pas vështirësisë - vjen lehtësimi!

  6. إِنَّ مَعَ ٱلۡعُسۡرِ يُسۡرٗا

    Me të vërtetë, pas vështirësisë - vjen lehtësimi!

  7. فَإِذَا فَرَغۡتَ فَٱنصَبۡ

    Prandaj, kur të çlirohesh (nga punët e ndryshme), përpiqu fort (në adhurim)

  8. وَإِلَىٰ رَبِّكَ فَٱرۡغَب

    dhe vetëm ndaj Zotit tënd përkushtohu!

0/8
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Yasser Salamah El-Inshirah 94:1 0:00 0:00

Sure të tjera nga Yasser Salamah

Recitues të tjerë

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play