Kalo te përmbajtja

El-Kevther الكوثر · Salah Bukhatir

Reciton Salah Bukhatir 3 ajete Hafs nga Asimi Murattal

përkthimi: Hasan Efendi Nahi

Lexo suren

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. إِنَّآ أَعۡطَيۡنَٰكَ ٱلۡكَوۡثَرَ

    Me të vërtetë që Ne të kemi dhënë ty shumë të mira,433

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 433 “shumë të mira”: në tekstin origjinal thuhet “el Keuther”. Kjo fjalë, sipas disa transmetimeve, tregon një lumë në Xhenet, të cilin Allahu i Madhëruar ia ka premtuar si dhuratë Profetit Muhamed (a.s.), për ta kompensuar dhe ngushëlluar për gjithçka që ka hequr për çështjen e Tij. Komentet tradicionale thonë se ajo tregon pozitën e Profetit (a.s.) në Xhenet, ku do të vendoset në vendin më të lartë (el uesile) dhe do të kënaqet me mirësitë e dritës hyjnore.
  2. فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَٱنۡحَرۡ

    andaj, falu (vetëm) për Zotin tënd dhe ther kurban!434

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 434 Ky varg është shumë i rëndësishëm për sa i përket praktikës së ritualeve në ditën e Kurban Bajramit, e cila festohet në ditën e dhjetë të haxhillëkut dhe kujton provën, në të cilën Allahu i Madhërishëm vuri Ibrahimin (a.s.). Vargu përshkruan radhën e kryerjes së riteve: në fillim falet namazi i Bajramit, pastaj theret kurbani.
  3. إِنَّ شَانِئَكَ هُوَ ٱلۡأَبۡتَرُ

    Sigurisht, ai që të urren ty, ai vetë është fatprerë.435

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 435 “fatprerë”: në tekstin origjinal thuhet “ebter”, që do të thotë “pa bisht”. Kjo shprehje ishte epitet ironik që arabët ia vinin dikujt që nuk kishte djem. Sipas disa transmetimeve, biri i Profetit Muhamed (a.s.), Kasimi, vdiq në një moshë fare të njomë dhe, për këtë, një nga armiqtë e Profetit (a.s.) e quajti atë fatprerë, duke aluduar se edhe feja që ai predikonte, do të ishte e tillë.
0/3
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Salah Bukhatir El-Kevther 108:1 0:00 0:00

Sure të tjera nga Salah Bukhatir

Recitues të tjerë

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play