Kalo te përmbajtja

El-Mesed المسد · Salah al-Budair

Reciton Salah al-Budair 5 ajete Hafs nga Asimi Murattal

përkthimi: Hasan Efendi Nahi

Lexo suren

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. تَبَّتۡ يَدَآ أَبِي لَهَبٖ وَتَبَّ

    Iu thafshin duart Ebu Lehebit438 dhe u thaftë në gjithçka!

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 438 Ebu Leheb (Babai i flakës) ishte nofka e Abdul ‘Uzza-s, birit të Abdul Muttalibit, pra, xhaxhait të Profetit (a.s.). Kur u bë kryetar i fisit të Hashimive, pas vdekjes së Ebu Talibit, ai refuzoi ta vazhdonte mbrojtjen fisnore për Muhamedin (a.s.) dhe e la atë të ekspozuar ndaj armiqësisë së idhujtarëve.
  2. مَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُ مَالُهُۥ وَمَا كَسَبَ

    Nuk do ta ndihmojnë atë as pasuria dhe as fitimet e tjera.439

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 439 Ebu Lehebi tallej me Profetin (a.s.), duke thënë: “Nëse është e vërtetë ajo që thotë nipi im, unë kam mjaft pasuri dhe djem, sa për të paguar shpërblesën time”.
  3. سَيَصۡلَىٰ نَارٗا ذَاتَ لَهَبٖ

    Ai, me siguri, do të hidhet në zjarrin me flakë të tërbuara,

  4. وَٱمۡرَأَتُهُۥ حَمَّالَةَ ٱلۡحَطَبِ

    po ashtu edhe gruaja e tij440, që mbart drutë e zjarrit,

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 440 Ajo quhej Umm Xhumejl bint Harb dhe kishte një rol kryesor në armiqësinë që burri i saj ushqente ndaj nipit të tij, Profetit (a.s.). Ajo ishte motra e Ebu Sufjanit, që në atë kohë do të udhëhiqte luftën e idhujtarëve kundër myslimanëve. Me mllefin e saj, ajo hidhte përreth shtëpisë së Muhamedit (a.s.) ferra dhe gjemba, me shpresën që ai të lëndohej gjatë kthimit në shtëpi natën.
  5. فِي جِيدِهَا حَبۡلٞ مِّن مَّسَدِۭ

    në qafën e saj do të ketë një litar prej fijesh palme.

0/5
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Salah al-Budair El-Mesed 111:1 0:00 0:00

Sure të tjera nga Salah al-Budair

Recitues të tjerë

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play