Kalo te përmbajtja

El-Kijame القيامة · Shahriar Parhizgar

Reciton Shahriar Parhizgar 40 ajete Hafs nga Asimi Murattal

përkthimi: Hasan Efendi Nahi

Lexo suren

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. لَآ أُقۡسِمُ بِيَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ

    Betohem në Ditën e Kiametit!

  2. وَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلنَّفۡسِ ٱللَّوَّامَةِ

    Betohem në shpirtin qortues!

  3. أَيَحۡسَبُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَلَّن نَّجۡمَعَ عِظَامَهُۥ

    A mendon njeriu se nuk do të mund t’i mbledhim eshtrat e tij?!

  4. بَلَىٰ قَٰدِرِينَ عَلَىٰٓ أَن نُّسَوِّيَ بَنَانَهُۥ

    Po, si jo! Ne jemi të Zotë t’ia ribëjmë bashkë me përsosmëri edhe majat e gishtave të tij.

  5. بَلۡ يُرِيدُ ٱلۡإِنسَٰنُ لِيَفۡجُرَ أَمَامَهُۥ

    Por njeriu dëshiron të gabojë sa të jetë gjallë

  6. يَسۡـَٔلُ أَيَّانَ يَوۡمُ ٱلۡقِيَٰمَةِ

    dhe pyet: “Kur do të jetë Dita e Kiametit?”

  7. فَإِذَا بَرِقَ ٱلۡبَصَرُ

    Por, kur sytë t’i verbohen

  8. وَخَسَفَ ٱلۡقَمَرُ

    dhe të zihet Hëna

  9. وَجُمِعَ ٱلشَّمۡسُ وَٱلۡقَمَرُ

    dhe Dielli e Hëna të bashkohen,

  10. يَقُولُ ٱلۡإِنسَٰنُ يَوۡمَئِذٍ أَيۡنَ ٱلۡمَفَرُّ

    atë ditë njeriu do të thotë: “Ku të iki?”

  11. كـَلَّا لَا وَزَرَ

    Askund! S’ka strehë!

  12. إِلَىٰ رَبِّكَ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡمُسۡتَقَرُّ

    Atë ditë, streha është te Zoti yt.

  13. يُنَبَّؤُاْ ٱلۡإِنسَٰنُ يَوۡمَئِذِۭ بِمَا قَدَّمَ وَأَخَّرَ

    Atë ditë, njeriu do të vihet në dijeni për veprat që ka bërë dhe për ato që ka lënë pa bërë.

  14. بَلِ ٱلۡإِنسَٰنُ عَلَىٰ نَفۡسِهِۦ بَصِيرَةٞ

    Po, vërtet që njeriu do të dëshmojë kundër vetvetes,

  15. وَلَوۡ أَلۡقَىٰ مَعَاذِيرَهُۥ

    edhe sikur të paraqesë shfajësimet e veta.

  16. لَا تُحَرِّكۡ بِهِۦ لِسَانَكَ لِتَعۡجَلَ بِهِۦٓ

    Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde!382

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 382 Në fillimet e Shpalljes Hyjnore, Profeti (a.s.) ishte shumë i shqetësuar se nuk do të mbante dot mend atë që i përcillte Xhebraili (a.s.). Për këtë arsye, ai nxitonte të recitonte menjëherë pas tij pjesët e shpallura, duke humbur përqendrimin për pjesët që do t’i shpalleshin akoma.
  17. إِنَّ عَلَيۡنَا جَمۡعَهُۥ وَقُرۡءَانَهُۥ

    Ne e kemi për detyrë t’i mbledhim pjesët e tij e ta lexojmë atë.

  18. فَإِذَا قَرَأۡنَٰهُ فَٱتَّبِعۡ قُرۡءَانَهُۥ

    Dhe, kur ta lexojmë atë, ti përcille leximin e tij!

  19. ثُمَّ إِنَّ عَلَيۡنَا بَيَانَهُۥ

    Pastaj, e kemi Ne për detyrë ta shpjegojmë.

  20. كـَلَّا بَلۡ تُحِبُّونَ ٱلۡعَاجِلَةَ

    Por ju doni këtë jetë (kalimtare)

  21. وَتَذَرُونَ ٱلۡأٓخِرَةَ

    e për jetën tjetër nuk kujtoheni!

  22. وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٖ نَّاضِرَةٌ

    Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë

  23. إِلَىٰ رَبِّهَا نَاظِرَةٞ

    dhe Zotin e tyre do të shohin.

  24. وَوُجُوهٞ يَوۡمَئِذِۭ بَاسِرَةٞ

    Kurse disa fytyra, atë ditë, do të jenë të zymta,

  25. تَظُنُّ أَن يُفۡعَلَ بِهَا فَاقِرَةٞ

    duke e ditur se do të pësojnë një fatkeqësi, që të thyen në mes.

  26. كـَلَّآ إِذَا بَلَغَتِ ٱلتَّرَاقِيَ

    Por, kur shpirti të vijë në grykë

  27. وَقِيلَ مَنۡۜ رَاقٖ

    e të thërrasin “A ka shërues”,

  28. وَظَنَّ أَنَّهُ ٱلۡفِرَاقُ

    atëherë, ai (që po vdes) do të bindet se ky është çasti i ndarjes

  29. وَٱلۡتَفَّتِ ٱلسَّاقُ بِٱلسَّاقِ

    dhe këmbët do të ngrijnë383.

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 383 Fjalë për fjalë: “Kur këmba të bashkohet me këmbën”, d.m.th. ashpërsia e çastit të vdekjes me ashpërsinë e asaj që vjen më pas.
  30. إِلَىٰ رَبِّكَ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡمَسَاقُ

    Atë ditë, ai do të sillet te Zoti yt.

  31. فَلَا صَدَّقَ وَلَا صَلَّىٰ

    Ai as nuk besoi dhe as nuk u fal,

  32. وَلَٰكِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ

    por e mohoi të vërtetën dhe ia ktheu kurrizin,

  33. ثُمَّ ذَهَبَ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ يَتَمَطَّىٰٓ

    e pastaj shkoi te njerëzit e vet, duke u krenuar.

  34. أَوۡلَىٰ لَكَ فَأَوۡلَىٰ

    Mjerë për ty! Mjerë për ty!

  35. ثُمَّ أَوۡلَىٰ لَكَ فَأَوۡلَىٰٓ

    Sërish: Mjerë për ty! Mjerë për ty!

  36. أَيَحۡسَبُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَن يُتۡرَكَ سُدًى

    Vallë, a mendon njeriu se do të mbetet pa përgjegjshmëri?

  37. أَلَمۡ يَكُ نُطۡفَةٗ مِّن مَّنِيّٖ يُمۡنَىٰ

    A s’ka qenë një pikë fare që derdhej,

  38. ثُمَّ كَانَ عَلَقَةٗ فَخَلَقَ فَسَوَّىٰ

    pastaj u bë droçkë gjaku e më pas Allahu e krijoi dhe i dha formë e përmasa të caktuara,

  39. فَجَعَلَ مِنۡهُ ٱلزَّوۡجَيۡنِ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰٓ

    e prej tij bëri çiftin: mashkullin e femrën?!

  40. أَلَيۡسَ ذَٰلِكَ بِقَٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يُحۡـِۧيَ ٱلۡمَوۡتَىٰ

    Vallë, Ai Krijues, a nuk ka fuqi që t’i ngjallë të vdekurit?!

0/40
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Shahriar Parhizgar El-Kijame 75:1 0:00 0:00

Sure të tjera nga Shahriar Parhizgar

Recitues të tjerë

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play