Kalo te përmbajtja
Ajet pas ajeti

Rreth sures

Surja El-Kijame është surja numër 75 nga 114 suret e Kuranit, klasifikohet si mekase dhe ka 40 ajete. Në mushafin e Medinës (604 faqe) fillon në faqen 577.

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. لَآ أُقۡسِمُ بِيَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ

    Betohem në Ditën e Kiametit!

  2. وَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلنَّفۡسِ ٱللَّوَّامَةِ

    Betohem në shpirtin qortues!

  3. أَيَحۡسَبُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَلَّن نَّجۡمَعَ عِظَامَهُۥ

    A mendon njeriu se nuk do të mund t’i mbledhim eshtrat e tij?!

  4. بَلَىٰ قَٰدِرِينَ عَلَىٰٓ أَن نُّسَوِّيَ بَنَانَهُۥ

    Po, si jo! Ne jemi të Zotë t’ia ribëjmë bashkë me përsosmëri edhe majat e gishtave të tij.

  5. بَلۡ يُرِيدُ ٱلۡإِنسَٰنُ لِيَفۡجُرَ أَمَامَهُۥ

    Por njeriu dëshiron të gabojë sa të jetë gjallë

  6. يَسۡـَٔلُ أَيَّانَ يَوۡمُ ٱلۡقِيَٰمَةِ

    dhe pyet: “Kur do të jetë Dita e Kiametit?”

  7. فَإِذَا بَرِقَ ٱلۡبَصَرُ

    Por, kur sytë t’i verbohen

  8. وَخَسَفَ ٱلۡقَمَرُ

    dhe të zihet Hëna

  9. وَجُمِعَ ٱلشَّمۡسُ وَٱلۡقَمَرُ

    dhe Dielli e Hëna të bashkohen,

  10. يَقُولُ ٱلۡإِنسَٰنُ يَوۡمَئِذٍ أَيۡنَ ٱلۡمَفَرُّ

    atë ditë njeriu do të thotë: “Ku të iki?”

  11. كـَلَّا لَا وَزَرَ

    Askund! S’ka strehë!

  12. إِلَىٰ رَبِّكَ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡمُسۡتَقَرُّ

    Atë ditë, streha është te Zoti yt.

  13. يُنَبَّؤُاْ ٱلۡإِنسَٰنُ يَوۡمَئِذِۭ بِمَا قَدَّمَ وَأَخَّرَ

    Atë ditë, njeriu do të vihet në dijeni për veprat që ka bërë dhe për ato që ka lënë pa bërë.

  14. بَلِ ٱلۡإِنسَٰنُ عَلَىٰ نَفۡسِهِۦ بَصِيرَةٞ

    Po, vërtet që njeriu do të dëshmojë kundër vetvetes,

  15. وَلَوۡ أَلۡقَىٰ مَعَاذِيرَهُۥ

    edhe sikur të paraqesë shfajësimet e veta.

  16. لَا تُحَرِّكۡ بِهِۦ لِسَانَكَ لِتَعۡجَلَ بِهِۦٓ

    Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde!382

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 382 Në fillimet e Shpalljes Hyjnore, Profeti (a.s.) ishte shumë i shqetësuar se nuk do të mbante dot mend atë që i përcillte Xhebraili (a.s.). Për këtë arsye, ai nxitonte të recitonte menjëherë pas tij pjesët e shpallura, duke humbur përqendrimin për pjesët që do t’i shpalleshin akoma.
  17. إِنَّ عَلَيۡنَا جَمۡعَهُۥ وَقُرۡءَانَهُۥ

    Ne e kemi për detyrë t’i mbledhim pjesët e tij e ta lexojmë atë.

  18. فَإِذَا قَرَأۡنَٰهُ فَٱتَّبِعۡ قُرۡءَانَهُۥ

    Dhe, kur ta lexojmë atë, ti përcille leximin e tij!

  19. ثُمَّ إِنَّ عَلَيۡنَا بَيَانَهُۥ

    Pastaj, e kemi Ne për detyrë ta shpjegojmë.

  20. كـَلَّا بَلۡ تُحِبُّونَ ٱلۡعَاجِلَةَ

    Por ju doni këtë jetë (kalimtare)

  21. وَتَذَرُونَ ٱلۡأٓخِرَةَ

    e për jetën tjetër nuk kujtoheni!

  22. وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٖ نَّاضِرَةٌ

    Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë

  23. إِلَىٰ رَبِّهَا نَاظِرَةٞ

    dhe Zotin e tyre do të shohin.

  24. وَوُجُوهٞ يَوۡمَئِذِۭ بَاسِرَةٞ

    Kurse disa fytyra, atë ditë, do të jenë të zymta,

  25. تَظُنُّ أَن يُفۡعَلَ بِهَا فَاقِرَةٞ

    duke e ditur se do të pësojnë një fatkeqësi, që të thyen në mes.

  26. كـَلَّآ إِذَا بَلَغَتِ ٱلتَّرَاقِيَ

    Por, kur shpirti të vijë në grykë

  27. وَقِيلَ مَنۡۜ رَاقٖ

    e të thërrasin “A ka shërues”,

  28. وَظَنَّ أَنَّهُ ٱلۡفِرَاقُ

    atëherë, ai (që po vdes) do të bindet se ky është çasti i ndarjes

  29. وَٱلۡتَفَّتِ ٱلسَّاقُ بِٱلسَّاقِ

    dhe këmbët do të ngrijnë383.

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 383 Fjalë për fjalë: “Kur këmba të bashkohet me këmbën”, d.m.th. ashpërsia e çastit të vdekjes me ashpërsinë e asaj që vjen më pas.
  30. إِلَىٰ رَبِّكَ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡمَسَاقُ

    Atë ditë, ai do të sillet te Zoti yt.

  31. فَلَا صَدَّقَ وَلَا صَلَّىٰ

    Ai as nuk besoi dhe as nuk u fal,

  32. وَلَٰكِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ

    por e mohoi të vërtetën dhe ia ktheu kurrizin,

  33. ثُمَّ ذَهَبَ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ يَتَمَطَّىٰٓ

    e pastaj shkoi te njerëzit e vet, duke u krenuar.

  34. أَوۡلَىٰ لَكَ فَأَوۡلَىٰ

    Mjerë për ty! Mjerë për ty!

  35. ثُمَّ أَوۡلَىٰ لَكَ فَأَوۡلَىٰٓ

    Sërish: Mjerë për ty! Mjerë për ty!

  36. أَيَحۡسَبُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَن يُتۡرَكَ سُدًى

    Vallë, a mendon njeriu se do të mbetet pa përgjegjshmëri?

  37. أَلَمۡ يَكُ نُطۡفَةٗ مِّن مَّنِيّٖ يُمۡنَىٰ

    A s’ka qenë një pikë fare që derdhej,

  38. ثُمَّ كَانَ عَلَقَةٗ فَخَلَقَ فَسَوَّىٰ

    pastaj u bë droçkë gjaku e më pas Allahu e krijoi dhe i dha formë e përmasa të caktuara,

  39. فَجَعَلَ مِنۡهُ ٱلزَّوۡجَيۡنِ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰٓ

    e prej tij bëri çiftin: mashkullin e femrën?!

  40. أَلَيۡسَ ذَٰلِكَ بِقَٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يُحۡـِۧيَ ٱلۡمَوۡتَىٰ

    Vallë, Ai Krijues, a nuk ka fuqi që t’i ngjallë të vdekurit?!

0/40
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Kijame 0:00 0:00

Surja El-Kijame në mushaf

Zbritja
mekase
Xhuzi
29
Numri i fjalëve
164
Mushafi i Medinës (604 faqe)
577-578
Mushafi IndoPak (610 faqe)
580-581
Mushafi Naskh (612 faqe)
581-582

Pyetje rreth sures El-Kijame

Sa ajete ka surja El-Kijame?

Surja El-Kijame ka 40 ajete. Është surja numër 75 nga 114 suret e Kuranit.

Në cilin xhuz është surja El-Kijame?

Surja El-Kijame: xhuzi 29 nga 30.

Surja El-Kijame është mekase apo medinase?

Surja El-Kijame klasifikohet si mekase.

Në cilën faqe është surja El-Kijame?

Surja El-Kijame në mushafin e Medinës (604 faqe): 577-578. Në mushafin IndoPak (610 faqe): 580-581. Në mushafin Naskh (612 faqe): 581-582.

Sa fjalë ka surja El-Kijame?

Surja El-Kijame: 164 fjalë, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe.

Sa shkronja arabe ka surja El-Kijame?

Surja El-Kijame: 671 shkronja, të numëruara nga i njëjti tekst uthmani, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet surja El-Kijame në Kuran?

Surja El-Kijame shkon nga ajeti 5,552 deri te ajeti 5,591 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

A ka surja El-Kijame ajet sexhdeje?

Jo. Surja El-Kijame nuk mban shenjë sexhdeje në mushafin e Medinës; nga 114 suret, 14 e mbajnë.

A mund ta dëgjoj suren El-Kijame?

Po. Të 40 ajetet e sures El-Kijame luhen këtu ajet pas ajeti, në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Kijame?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 40 ajetet dhe 164 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Dëgjo suren El-Kijame

Recituesit e Kuranit

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play