Kalo te përmbajtja

Et-Tekvir التكوير · AbdulBaset AbdulSamad

Reciton AbdulBaset AbdulSamad 29 ajete Hafs nga Asimi Muxheved

përkthimi: Hasan Efendi Nahi

Lexo suren

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. إِذَا ٱلشَّمۡسُ كُوِّرَتۡ

    Kur Dielli të mblidhet e të humbë shkëlqimin;

  2. وَإِذَا ٱلنُّجُومُ ٱنكَدَرَتۡ

    kur yjet të rrëzohen

  3. وَإِذَا ٱلۡجِبَالُ سُيِّرَتۡ

    dhe malet të lëvizin tutje;

  4. وَإِذَا ٱلۡعِشَارُ عُطِّلَتۡ

    kur devetë barrse të braktisen

  5. وَإِذَا ٱلۡوُحُوشُ حُشِرَتۡ

    dhe egërsirat të tubohen;

  6. وَإِذَا ٱلۡبِحَارُ سُجِّرَتۡ

    kur detet të vlojnë

  7. وَإِذَا ٱلنُّفُوسُ زُوِّجَتۡ

    dhe shpirtrat të bashkohen (me trupat);

  8. وَإِذَا ٱلۡمَوۡءُۥدَةُ سُئِلَتۡ

    kur foshnja e varrosur për së gjalli të pyetet

  9. بِأَيِّ ذَنۢبٖ قُتِلَتۡ

    për çfarë faji ishte vrarë;

  10. وَإِذَا ٱلصُّحُفُ نُشِرَتۡ

    kur fletët të shpërndahen395

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 395 D.m.th. regjistrat e veprave të njerëzve.
  11. وَإِذَا ٱلسَّمَآءُ كُشِطَتۡ

    dhe qielli të zhvishet;

  12. وَإِذَا ٱلۡجَحِيمُ سُعِّرَتۡ

    kur Xhehenemi të flakërojë

  13. وَإِذَا ٱلۡجَنَّةُ أُزۡلِفَتۡ

    dhe Xheneti të afrohet:

  14. عَلِمَتۡ نَفۡسٞ مَّآ أَحۡضَرَتۡ

    atëherë çdokush do të marrë vesh çfarë kishte përgatitur (për këtë Ditë).

  15. فَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلۡخُنَّسِ

    Betohem për ata (planetë) që tërhiqen,

  16. ٱلۡجَوَارِ ٱلۡكُنَّسِ

    që lindin e perëndojnë,

  17. وَٱلَّيۡلِ إِذَا عَسۡعَسَ

    për natën kur bie terri

  18. وَٱلصُّبۡحِ إِذَا تَنَفَّسَ

    e për agimin kur nis të zbardhë,

  19. إِنَّهُۥ لَقَوۡلُ رَسُولٖ كَرِيمٖ

    se ky (Kuran) është Fjalë e (kumtuar prej) një të Dërguari fisnik,396

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 396 Prej Xhebrailit (a.s.).
  20. ذِي قُوَّةٍ عِندَ ذِي ٱلۡعَرۡشِ مَكِينٖ

    që zotëron fuqi dhe pozitë të lartë te Zoti i Fronit

  21. مُّطَاعٖ ثَمَّ أَمِينٖ

    e që është i respektuar atje dhe besnik.

  22. وَمَا صَاحِبُكُم بِمَجۡنُونٖ

    Shoku juaj397 nuk është i marrë.

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 397 Muhamedi (a.s.).
  23. وَلَقَدۡ رَءَاهُ بِٱلۡأُفُقِ ٱلۡمُبِينِ

    Ai e ka parë atë398 në horizontin e qartë

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 398 Pra, Profeti (a.s.) e ka parë Xhebrailin (a.s.) në formën e tij fillestare në fillimet e Shpalljes Hyjnore.
  24. وَمَا هُوَ عَلَى ٱلۡغَيۡبِ بِضَنِينٖ

    dhe nuk mbulon asnjë të fshehtë prej së Padukshmes.

  25. وَمَا هُوَ بِقَوۡلِ شَيۡطَٰنٖ رَّجِيمٖ

    As ky (Kuran) nuk është fjalë e djallit të mallkuar.

  26. فَأَيۡنَ تَذۡهَبُونَ

    Prandaj, nga po ia mbani?

  27. إِنۡ هُوَ إِلَّا ذِكۡرٞ لِّلۡعَٰلَمِينَ

    Ai është veçse këshillë për botët:

  28. لِمَن شَآءَ مِنكُمۡ أَن يَسۡتَقِيمَ

    për secilin nga ju që dëshiron të ndjekë rrugën e drejtë.

  29. وَمَا تَشَآءُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

    Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse me vullnetin e Allahut, Zotit të botëve!

0/29
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
AbdulBaset AbdulSamad Et-Tekvir 81:1 0:00 0:00

Sure të tjera nga AbdulBaset AbdulSamad

Recitues të tjerë

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play