Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
Rreth sures
Surja Et-Tekvir është surja numër 81 nga 114 suret e Kuranit, klasifikohet si mekase dhe ka 29 ajete. Në mushafin e Medinës (604 faqe) fillon në faqen 586.
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
إِذَا ٱلشَّمۡسُ كُوِّرَتۡ
Kur Dielli të mblidhet e të humbë shkëlqimin;
وَإِذَا ٱلنُّجُومُ ٱنكَدَرَتۡ
kur yjet të rrëzohen
وَإِذَا ٱلۡجِبَالُ سُيِّرَتۡ
dhe malet të lëvizin tutje;
وَإِذَا ٱلۡعِشَارُ عُطِّلَتۡ
kur devetë barrse të braktisen
وَإِذَا ٱلۡوُحُوشُ حُشِرَتۡ
dhe egërsirat të tubohen;
وَإِذَا ٱلۡبِحَارُ سُجِّرَتۡ
kur detet të vlojnë
وَإِذَا ٱلنُّفُوسُ زُوِّجَتۡ
dhe shpirtrat të bashkohen (me trupat);
وَإِذَا ٱلۡمَوۡءُۥدَةُ سُئِلَتۡ
kur foshnja e varrosur për së gjalli të pyetet
بِأَيِّ ذَنۢبٖ قُتِلَتۡ
për çfarë faji ishte vrarë;
وَإِذَا ٱلصُّحُفُ نُشِرَتۡ
kur fletët të shpërndahen395
Shënimet e përkthyesit (1)
- 395 D.m.th. regjistrat e veprave të njerëzve.
وَإِذَا ٱلسَّمَآءُ كُشِطَتۡ
dhe qielli të zhvishet;
وَإِذَا ٱلۡجَحِيمُ سُعِّرَتۡ
kur Xhehenemi të flakërojë
وَإِذَا ٱلۡجَنَّةُ أُزۡلِفَتۡ
dhe Xheneti të afrohet:
عَلِمَتۡ نَفۡسٞ مَّآ أَحۡضَرَتۡ
atëherë çdokush do të marrë vesh çfarë kishte përgatitur (për këtë Ditë).
فَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلۡخُنَّسِ
Betohem për ata (planetë) që tërhiqen,
ٱلۡجَوَارِ ٱلۡكُنَّسِ
që lindin e perëndojnë,
وَٱلَّيۡلِ إِذَا عَسۡعَسَ
për natën kur bie terri
وَٱلصُّبۡحِ إِذَا تَنَفَّسَ
e për agimin kur nis të zbardhë,
إِنَّهُۥ لَقَوۡلُ رَسُولٖ كَرِيمٖ
se ky (Kuran) është Fjalë e (kumtuar prej) një të Dërguari fisnik,396
Shënimet e përkthyesit (1)
- 396 Prej Xhebrailit (a.s.).
ذِي قُوَّةٍ عِندَ ذِي ٱلۡعَرۡشِ مَكِينٖ
që zotëron fuqi dhe pozitë të lartë te Zoti i Fronit
مُّطَاعٖ ثَمَّ أَمِينٖ
e që është i respektuar atje dhe besnik.
وَمَا صَاحِبُكُم بِمَجۡنُونٖ
Shoku juaj397 nuk është i marrë.
Shënimet e përkthyesit (1)
- 397 Muhamedi (a.s.).
وَلَقَدۡ رَءَاهُ بِٱلۡأُفُقِ ٱلۡمُبِينِ
Ai e ka parë atë398 në horizontin e qartë
Shënimet e përkthyesit (1)
- 398 Pra, Profeti (a.s.) e ka parë Xhebrailin (a.s.) në formën e tij fillestare në fillimet e Shpalljes Hyjnore.
وَمَا هُوَ عَلَى ٱلۡغَيۡبِ بِضَنِينٖ
dhe nuk mbulon asnjë të fshehtë prej së Padukshmes.
وَمَا هُوَ بِقَوۡلِ شَيۡطَٰنٖ رَّجِيمٖ
As ky (Kuran) nuk është fjalë e djallit të mallkuar.
فَأَيۡنَ تَذۡهَبُونَ
Prandaj, nga po ia mbani?
إِنۡ هُوَ إِلَّا ذِكۡرٞ لِّلۡعَٰلَمِينَ
Ai është veçse këshillë për botët:
لِمَن شَآءَ مِنكُمۡ أَن يَسۡتَقِيمَ
për secilin nga ju që dëshiron të ndjekë rrugën e drejtë.
وَمَا تَشَآءُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse me vullnetin e Allahut, Zotit të botëve!
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Surja Et-Tekvir në mushaf
- Zbritja
- mekase
- Xhuzi
- 30
- Numri i fjalëve
- 104
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 586
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 590-591
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 591-592
Pyetje rreth sures Et-Tekvir
Sa ajete ka surja Et-Tekvir?
Surja Et-Tekvir ka 29 ajete. Është surja numër 81 nga 114 suret e Kuranit.
Në cilin xhuz është surja Et-Tekvir?
Surja Et-Tekvir: xhuzi 30 nga 30.
Surja Et-Tekvir është mekase apo medinase?
Surja Et-Tekvir klasifikohet si mekase.
Në cilën faqe është surja Et-Tekvir?
Surja Et-Tekvir në mushafin e Medinës (604 faqe): 586. Në mushafin IndoPak (610 faqe): 590-591. Në mushafin Naskh (612 faqe): 591-592.
Sa fjalë ka surja Et-Tekvir?
Surja Et-Tekvir: 104 fjalë, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe.
Sa shkronja arabe ka surja Et-Tekvir?
Surja Et-Tekvir: 431 shkronja, të numëruara nga i njëjti tekst uthmani, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet surja Et-Tekvir në Kuran?
Surja Et-Tekvir shkon nga ajeti 5,801 deri te ajeti 5,829 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
A ka surja Et-Tekvir ajet sexhdeje?
Jo. Surja Et-Tekvir nuk mban shenjë sexhdeje në mushafin e Medinës; nga 114 suret, 14 e mbajnë.
A mund ta dëgjoj suren Et-Tekvir?
Po. Të 29 ajetet e sures Et-Tekvir luhen këtu ajet pas ajeti, në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Et-Tekvir?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 29 ajetet dhe 104 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.
Dëgjo suren Et-Tekvir
- Mishary Alafasy مشاري العفاسي Hafs nga AsimiMurattal
- AbdulBaset (Murattal) عبدالباسط عبدالصمد Hafs nga AsimiMurattal
- AbdulBaset AbdulSamad عبدالباسط عبدالصمد Hafs nga AsimiMuxheved
- Minshawi (Murattal) محمد صديق المنشاوي Hafs nga AsimiMurattal
- As-Sudais عبدالرحمن السديس Hafs nga AsimiMurattal
- Abu Bakr ash-Shatri أبو بكر الشاطري Hafs nga AsimiMurattal