Surja Llukman 31:33 لقمان
Ky është ajeti 33 nga 34 i sures Llukman, ajeti 3502 nga 6236 në Kuran, xhuzi 21. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 414.
يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱتَّقُواْ رَبَّكُمۡ وَٱخۡشَوۡاْ يَوۡمٗا لَّا يَجۡزِي وَالِدٌ عَن وَلَدِهِۦ وَلَا مَوۡلُودٌ هُوَ جَازٍ عَن وَالِدِهِۦ شَيۡـًٔاۚ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞۖ فَلَا تَغُرَّنَّكُمُ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا وَلَا يَغُرَّنَّكُم بِٱللَّهِ ٱلۡغَرُورُ
O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj dhe frikësojuni Ditës, kur prindi nuk do të mund ta ndihmojë aspak fëmijën e vet, e as fëmija nuk do të mund ta ndihmojë sado pak prindin e vet! Premtimi i Allahut është vërtet i sigurt, prandaj mos e lini jetën e kësaj bote t’ju mashtrojë dhe as djallin mos e lini t’ju mashtrojë për Allahun.
31:33 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 31:33
Al-Mukhtasar
O ju njerëz! Kijani frikën Zotit tuaj, duke i vënë në zbatim porositë e Tij e duke hequr dorë prej gjërave që Ai jua ka ndaluar! Frikësojuni dënimit të asaj Dite kur prindi nuk do të mund të ndihmojë fëmijën e vet për asgjë dhe as fëmija nuk do të mund ta ndihmojë prindin e vet për asgjë! Premtimi i Allahut për shpërblimin dhe ndëshkimin tuaj në Ditën e Gjykimit ka për të ndodhur në mënyrë të pashmangshme, prandaj mos t’ju mashtrojë jeta e kësaj bote me kënaqësitë dhe shfrenimet e saj! Mos t’ju mashtrojë shejtani në lidhje me Allahun- Butësinë dhe mëshirën e Tij ndaj jush duke mos ju ndëshkuar menjëherë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 21
- Numri i fjalëve
- 30
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 414
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 414
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 415
Në cilën sure është ajeti 31:33?
Surja Llukman (لقمان). Surja 31 nga 114 · 34 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 31:33?
Xhuzi: 21.
Në cilën faqe është ajeti 31:33?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 414 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 414 · Mushafi Naskh (612 faqe): 415.
Sa fjalë ka ajeti 31:33?
Numri i fjalëve: 30.
Sa shkronja arabe ka ajeti 31:33?
Ajeti 31:33: 121 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 31:33 në Kuran?
Ajeti 31:33 është ajeti 3,502 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Llukman?
Surja Llukman ka 34 ajete. Është surja numër 31 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Llukman është mekase apo medinase?
Surja Llukman klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 31:33?
Po. Ajeti 31:33 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Llukman?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 34 ajetet dhe 546 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.