Kalo te përmbajtja

Surja Muhammed 47:38 محمد

Ky është ajeti 38 nga 38 i sures Muhammed, ajeti 4583 nga 6236 në Kuran, xhuzi 26. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 510.

هَٰٓأَنتُمۡ هَٰٓؤُلَآءِ تُدۡعَوۡنَ لِتُنفِقُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ فَمِنكُم مَّن يَبۡخَلُۖ وَمَن يَبۡخَلۡ فَإِنَّمَا يَبۡخَلُ عَن نَّفۡسِهِۦۚ وَٱللَّهُ ٱلۡغَنِيُّ وَأَنتُمُ ٱلۡفُقَرَآءُۚ وَإِن تَتَوَلَّوۡاْ يَسۡتَبۡدِلۡ قَوۡمًا غَيۡرَكُمۡ ثُمَّ لَا يَكُونُوٓاْ أَمۡثَٰلَكُم

Ja, juve ju bëhet thirrje të shpenzoni në rrugën e Allahut, por disa prej jush janë koprracë. Kush tregohet koprrac, ta dijë se i bën dëm vetes, sepse Allahu është i Pasur (s’ka nevojë për asgjë), ndërsa ju jeni të varfër. E, nëse ju ia ktheni shpinën dhe i largoheni Atij, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, i cili nuk do ta ndjekë shembullin tuaj.

47:38 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja Muhammed
0/38
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy Muhammed 47:38 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 47:38

Al-Mukhtasar

Ja pra, ju jeni ata që, po të ftoheni për të dhënë një pjesë të pasurisë tuaj në Rrugë të Allahut, ndërkohë që nuk po ju kërkohet ta jepni të gjithën, disa prej jush tregohen dorështrënguar. Kush tregohet dorështrënguar, ai në të vërtetë është duke u treguar dorështrënguar në dëm të vetes së vet, pasi Allahu është i Pasur dhe s’ka nevojë për ju e as për pasurinë tuaj. Në të vërtetë jeni ju ata që keni nevojë e jeni të varfër për Të. Nëse ju hiqni dorë prej ndihmës së Rrugës së Allahut, Ai ka për t’ju zëvendësuar me një popull tjetër, që do të jenë të bindur dhe nuk do të jenë si shembulli juaj, por do të veprojë ndryshe nga ju dhe do t’i shpërblejë me atë që ju nuk e arrini.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
26
Numri i fjalëve
29
Mushafi i Medinës (604 faqe)
510
Mushafi IndoPak (610 faqe)
510
Mushafi Naskh (612 faqe)
511
Në cilën sure është ajeti 47:38?

Surja Muhammed (محمد). Surja 47 nga 114 · 38 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 47:38?

Xhuzi: 26.

Në cilën faqe është ajeti 47:38?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 510 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 510 · Mushafi Naskh (612 faqe): 511.

Sa fjalë ka ajeti 47:38?

Numri i fjalëve: 29.

Sa shkronja arabe ka ajeti 47:38?

Ajeti 47:38: 127 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 47:38 në Kuran?

Ajeti 47:38 është ajeti 4,583 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja Muhammed?

Surja Muhammed ka 38 ajete. Është surja numër 47 nga 114 suret e Kuranit.

Surja Muhammed është mekase apo medinase?

Surja Muhammed klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 47:38?

Po. Ajeti 47:38 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren Muhammed?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 38 ajetet dhe 539 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play