Al-Qawiyy
Emri 53 / 99
الْقَوِيُّ
I Forti
Ky emër në Kuran
Secili ajet më poshtë u lexua në kontekstin e vet dhe u konfirmua nga dy shqyrtime të pavarura, mbi një pyetje të vetme: a e emërton kjo fjalë Allahun këtu. Aty ku të dyja nuk u pajtuan, ajeti u hoq. Në disa prej tyre emri shfaqet si folje ose në një trajtë tjetër, jo si emër.
كَدَأۡبِ ءَالِ فِرۡعَوۡنَ وَٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُ بِذُنُوبِهِمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ قَوِيّٞ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ
Kështu u ndodhi edhe ithtarëve të Faraonit dhe atyre që kanë qenë para tyre. Ata i mohuan shpalljet e Allahut dhe Ai i dënoi për shkak të gjynaheve të tyre. Me të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm dhe ndëshkon ashpër.
فَلَمَّا جَآءَ أَمۡرُنَا نَجَّيۡنَا صَٰلِحٗا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ بِرَحۡمَةٖ مِّنَّا وَمِنۡ خِزۡيِ يَوۡمِئِذٍۚ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ ٱلۡقَوِيُّ ٱلۡعَزِيزُ
E, kur erdhi urdhri Ynë, Ne - me mëshirën Tonë, e shpëtuam Salihun bashkë me besimtarët e tij nga poshtërimi i asaj dite. Me të vërtetë, Zoti yt është i Forti dhe i Plotfuqishmi.
ٱلَّذِينَ أُخۡرِجُواْ مِن دِيَٰرِهِم بِغَيۡرِ حَقٍّ إِلَّآ أَن يَقُولُواْ رَبُّنَا ٱللَّهُۗ وَلَوۡلَا دَفۡعُ ٱللَّهِ ٱلنَّاسَ بَعۡضَهُم بِبَعۡضٖ لَّهُدِّمَتۡ صَوَٰمِعُ وَبِيَعٞ وَصَلَوَٰتٞ وَمَسَٰجِدُ يُذۡكَرُ فِيهَا ٱسۡمُ ٱللَّهِ كَثِيرٗاۗ وَلَيَنصُرَنَّ ٱللَّهُ مَن يَنصُرُهُۥٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ
ata, që janë dëbuar nga vatrat e tyre padrejtësisht, vetëm sepse thanë: “Zoti ynë është Allahu.”214 Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t’u mbrojtur nga njëri-tjetri, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm.
Shënimet e përkthyesit (1)
- 214 Profeti a.s. ka ardhur me këshilla të mira e me butësi. Ai jetoi 13 vjet midis një populli pagan dhe i duroi të gjitha të këqijat që bëri ai popull ndaj tij. Më pas Ai u largua nga vatra dhe atdheu i vet e u vendos në Medinë, 500 kilometra larg Mekës. Profeti kërkonte prej popullit mirësi, sjellje të mira dhe barazi. Pasi nuk pati sukses në këtë drejtim, pas 13 vjetësh iu dha leja për të luftuar kundër keqbërësve, duke mbrojtur veten, por jo duke e tepruar. Shih suren 2, vargun 190. Po ashtu, Muhamedi ka kërkuar që, nëse ata dëshirojnë armëpushim e marrëveshje, të ndërpritet lufta. Të gjitha këto janë sipas parimeve të Islamit. Shih suren 8, vargun 61 (përkthyesi).
مَا قَدَرُواْ ٱللَّهَ حَقَّ قَدۡرِهِۦٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ
Ata nuk e çmojnë Allahun me vlerën e Tij të vërtetë. Vërtet, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm.
ٱللَّهُ لَطِيفُۢ بِعِبَادِهِۦ يَرۡزُقُ مَن يَشَآءُۖ وَهُوَ ٱلۡقَوِيُّ ٱلۡعَزِيزُ
Allahu është i Mirë me robërit e Vet dhe i jep begati kujt të dojë; Ai është i Plotfuqishëm dhe i Pushtetshëm.
Rreth këtij emri
- Ajetet që përmbajnë këtë fjalë
- 11
- Teksti i Kuranit
- Teksti uthmanik i Hafsit i Kompleksit të Mbretit Fahd
- Përkthimi
- Hasan Efendi Nahi