Surja Sebe' 34:12 سبأ
Ky është ajeti 12 nga 54 i sures Sebe', ajeti 3618 nga 6236 në Kuran, xhuzi 22. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 429.
وَلِسُلَيۡمَٰنَ ٱلرِّيحَ غُدُوُّهَا شَهۡرٞ وَرَوَاحُهَا شَهۡرٞۖ وَأَسَلۡنَا لَهُۥ عَيۡنَ ٱلۡقِطۡرِۖ وَمِنَ ٱلۡجِنِّ مَن يَعۡمَلُ بَيۡنَ يَدَيۡهِ بِإِذۡنِ رَبِّهِۦۖ وَمَن يَزِغۡ مِنۡهُمۡ عَنۡ أَمۡرِنَا نُذِقۡهُ مِنۡ عَذَابِ ٱلسَّعِيرِ
Sulejmanit Ne ia nënshtruam erën, me të cilën udhëtimin e një muaji ai e bënte brenda një paraditeje ose një pasditeje. Ne i dhamë atij një burim të rrjedhshëm bakri të shkrirë dhe xhinde që i bëmë të punonin para syve të tij, me urdhrin e Zotit të tij. Këdo prej tyre që largohet nga urdhri ynë, do ta bëjmë që të shijojë dënimin e Zjarrit.
34:12 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 34:12
Al-Mukhtasar
Madje edhe Sulejmanit, birit të Daudit Ne ia nënshtruam erën, me të cilën ai udhëtonte nga një vend në tjetrin. Distanca që ai kalonte nëpërmjet saj në një paradite, ishte aq sa mund të kalohej për një muaj. Edhe distanca që kalonte nëpërmjet saj (erës) në një pasdite, po ashtu ishte sa distanca që mund të kalohej për një muaj. Përveç kësaj, Ne i patëm mundësuar atij burime bakri, të cilat rridhnin atje ku ai kishte nevojë, si të ishin rrjedhë uji. Ne ia patëm nënshtruar atij edhe një pjesë të xhindëve, të cilët i kryenin atij punë të vështira e të rënda, menjëherë sapo ai i urdhëronte. Me lejen e Zotit të tij, ata i bindeshin e i nënshtroheshin atij, ashtu siç i urdhëronte, duke ua bërë të qartë atyre se kushdo që i largohet urdhrit Tonë, prej tyre, Ne kemi për ta bërë të vuajë dënimin e djegies me zjarr si në këtë botë, ashtu dhe në botën tjetër.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 22
- Numri i fjalëve
- 27
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 429
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 429
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 430
Në cilën sure është ajeti 34:12?
Surja Sebe' (سبأ). Surja 34 nga 114 · 54 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 34:12?
Xhuzi: 22.
Në cilën faqe është ajeti 34:12?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 429 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 429 · Mushafi Naskh (612 faqe): 430.
Sa fjalë ka ajeti 34:12?
Numri i fjalëve: 27.
Sa shkronja arabe ka ajeti 34:12?
Ajeti 34:12: 106 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 34:12 në Kuran?
Ajeti 34:12 është ajeti 3,618 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Sebe'?
Surja Sebe' ka 54 ajete. Është surja numër 34 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Sebe' është mekase apo medinase?
Surja Sebe' klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 34:12?
Po. Ajeti 34:12 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Sebe'?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 54 ajetet dhe 883 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.