Surja Ta-Ha 20:130 طه
Ky është ajeti 130 nga 135 i sures Ta-Ha, ajeti 2478 nga 6236 në Kuran, xhuzi 16. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 321.
فَٱصۡبِرۡ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ قَبۡلَ طُلُوعِ ٱلشَّمۡسِ وَقَبۡلَ غُرُوبِهَاۖ وَمِنۡ ءَانَآيِٕ ٱلَّيۡلِ فَسَبِّحۡ وَأَطۡرَافَ ٱلنَّهَارِ لَعَلَّكَ تَرۡضَىٰ
Prandaj duroje (o Muhamed) atë që thonë ata dhe lavdëroje me falënderim Zotin tënd para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij! Lavdëroje Atë edhe në orët e natës, edhe në skajet e ditës, që të mund të kënaqesh.201
Shënimet e përkthyesit (1)
- 201 Ky varg thekson pesë namazet e përditshme: namazi i sabahut para lindjes së diellit, namazi i drekës në mesditë, namazi i ikindisë gjatë orëve të pasdites (para perëndimit të diellit), namazi i akshamit pas perëndimit të diellit dhe namazi i jacisë në orët e natës.
20:130 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 20:130
Al-Mukhtasar
Prandaj duroji, o i Dërguar, shpifjet që mohuesit thonë për ty dhe madhëroje Zotin tënd me lavde në namazin e sabahut, para se të lindë dielli; në namazin e ikindisë (pasdites) para perëndimit; në namazin e jacisë gjatë orëve të natës (pas muzgut); në namazin e drekës, pas skajit të parë të ditës, sapo dielli të ketë kaluar zenitin; si dhe në namazin e akshamit, pas skajit të dytë të ditës, sapo dielli të ketë perënduar. Bëje këtë në mënyrë që të arrish prej Allahut shpërblimin që do të të kënaqë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 16
- Numri i fjalëve
- 20
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 321
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 321
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 322
Në cilën sure është ajeti 20:130?
Surja Ta-Ha (طه). Surja 20 nga 114 · 135 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 20:130?
Xhuzi: 16.
Në cilën faqe është ajeti 20:130?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 321 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 321 · Mushafi Naskh (612 faqe): 322.
Sa fjalë ka ajeti 20:130?
Numri i fjalëve: 20.
Sa shkronja arabe ka ajeti 20:130?
Ajeti 20:130: 85 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 20:130 në Kuran?
Ajeti 20:130 është ajeti 2,478 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Ta-Ha?
Surja Ta-Ha ka 135 ajete. Është surja numër 20 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Ta-Ha është mekase apo medinase?
Surja Ta-Ha klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 20:130?
Po. Ajeti 20:130 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Ta-Ha?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 135 ajetet dhe 1,335 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.