Surja Junus 10:24 يونس
Ky është ajeti 24 nga 109 i sures Junus, ajeti 1388 nga 6236 në Kuran, xhuzi 11. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 211.
إِنَّمَا مَثَلُ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا كَمَآءٍ أَنزَلۡنَٰهُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ فَٱخۡتَلَطَ بِهِۦ نَبَاتُ ٱلۡأَرۡضِ مِمَّا يَأۡكُلُ ٱلنَّاسُ وَٱلۡأَنۡعَٰمُ حَتَّىٰٓ إِذَآ أَخَذَتِ ٱلۡأَرۡضُ زُخۡرُفَهَا وَٱزَّيَّنَتۡ وَظَنَّ أَهۡلُهَآ أَنَّهُمۡ قَٰدِرُونَ عَلَيۡهَآ أَتَىٰهَآ أَمۡرُنَا لَيۡلًا أَوۡ نَهَارٗا فَجَعَلۡنَٰهَا حَصِيدٗا كَأَن لَّمۡ تَغۡنَ بِٱلۡأَمۡسِۚ كَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ
Me të vërtetë, jeta e kësaj bote i shëmbëllen shiut që Ne e lëshojmë nga qielli e me të përzihet toka dhe bën bimë, me të cilat ushqehen njerëzit dhe kafshët. E, kur Toka vishet dhe zbukurohet dhe, kur banorët e saj mendojnë se janë zotërues të saj (për ta vjelë a korrur), iu vjen urdhri ynë, natën ose ditën dhe Ne e bëjmë atë si të ishte e korrur, thuajse nuk kishte lulëzuar të djeshmen. Kështu, Ne ua shpjegojmë shpalljet Tona njerëzve që mendojnë.
10:24 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 10:24
Al-Mukhtasar
Vërtet, shpejtësia me të cilën mbaron jeta e kësaj bote ku po dëfreheni, ngjan me rastin e shiut që bie e nxjerr prej tokës bimë që shumohen, duke dhënë frute e fara për njerëzit dhe bar e kullota për kafshët. Dhe atëherë kur toka gjelbërohet e hijeshohet me bimësi dhe kur banorët e saj mendojnë se janë të zotët për të marrë frytet e saj, papritur u vjen Vendimi Ynë dhe e shkreton atë, si të mos kishte qenë kurrë më parë e mbushur me pemë dhe bimë. Ashtu siç jua sqaruam realitetin e kësaj bote dhe fundin e saj të shpejtë, ashtu ua sqarojmë edhe argumentet atyre që meditojnë thellë dhe nxjerrin mësime.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 11
- Numri i fjalëve
- 43
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 211
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 211
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 212
Në cilën sure është ajeti 10:24?
Surja Junus (يونس). Surja 10 nga 114 · 109 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 10:24?
Xhuzi: 11.
Në cilën faqe është ajeti 10:24?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 211 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 211 · Mushafi Naskh (612 faqe): 212.
Sa fjalë ka ajeti 10:24?
Numri i fjalëve: 43.
Sa shkronja arabe ka ajeti 10:24?
Ajeti 10:24: 193 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 10:24 në Kuran?
Ajeti 10:24 është ajeti 1,388 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Junus?
Surja Junus ka 109 ajete. Është surja numër 10 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Junus është mekase apo medinase?
Surja Junus klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 10:24?
Po. Ajeti 10:24 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Junus?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 109 ajetet dhe 1,833 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.