Surja Jusuf 12:109 يوسف
Ky është ajeti 109 nga 111 i sures Jusuf, ajeti 1705 nga 6236 në Kuran, xhuzi 13. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 248.
وَمَآ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ إِلَّا رِجَالٗا نُّوحِيٓ إِلَيۡهِم مِّنۡ أَهۡلِ ٱلۡقُرَىٰٓۗ أَفَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَيَنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۗ وَلَدَارُ ٱلۡأٓخِرَةِ خَيۡرٞ لِّلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ
Para teje, Ne kemi dërguar vetëm burra nga banorët e qyteteve, të cilët i frymëzuam me shpallje. Vallë! A nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë për të parë se si ka qenë fundi i popujve, që kanë jetuar para tyre? Pa dyshim, bota tjetër është më e mirë për ata që (e) kanë frikë (Allahun). Pra, a nuk kuptoni?
12:109 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 12:109
Al-Mukhtasar
Ne dërguam para teje, o i Dërguar, vetëm burra nga mesi i njerëzve dhe jo engjëj, duke u shpallur atyre ashtu siç të kemi shpallur edhe ty; që ishin prej zonave të populluara dhe jo prej zonave të pabanuara shkretinore. Kur popujt e tyre i konsideruan ata gënjeshtarë, Ne i shkatërruam. A nuk kanë udhëtuar mohuesit e tu nëpër Tokë, e të thellohen në mendime rreth asaj se si ka qenë fundi i mohuesve që ishin përpara tyre e të nxjerrin mësime nga ata?! Prandaj, ajo që gjendet në Botën Tjetër, pra, mirësia, do jetë shumë më e mirë për ata që ia kanë frikën Allahut në jetën e kësaj bote. A nuk po e mendoni, se ajo është shumë më e mirë për ju, e t’ia keni frikën Allahut, duke i vënë në zbatim urdhrat e Tij, ku më i madhi i tyre është Imani (Besimi në Allahun e Vetëm), si dhe të largoheni prej ndalimeve të Tij, ku më i madhi prej tyre është shirku (idhujtaria) ndaj Allahut?!
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 13
- Numri i fjalëve
- 29
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 248
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 248
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 249
Në cilën sure është ajeti 12:109?
Surja Jusuf (يوسف). Surja 12 nga 114 · 111 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 12:109?
Xhuzi: 13.
Në cilën faqe është ajeti 12:109?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 248 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 248 · Mushafi Naskh (612 faqe): 249.
Sa fjalë ka ajeti 12:109?
Numri i fjalëve: 29.
Sa shkronja arabe ka ajeti 12:109?
Ajeti 12:109: 122 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 12:109 në Kuran?
Ajeti 12:109 është ajeti 1,705 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Jusuf?
Surja Jusuf ka 111 ajete. Është surja numër 12 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Jusuf është mekase apo medinase?
Surja Jusuf klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 12:109?
Po. Ajeti 12:109 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Jusuf?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 111 ajetet dhe 1,777 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.