Surja Jusuf 12:67 يوسف
Ky është ajeti 67 nga 111 i sures Jusuf, ajeti 1663 nga 6236 në Kuran, xhuzi 13. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 243.
وَقَالَ يَٰبَنِيَّ لَا تَدۡخُلُواْ مِنۢ بَابٖ وَٰحِدٖ وَٱدۡخُلُواْ مِنۡ أَبۡوَٰبٖ مُّتَفَرِّقَةٖۖ وَمَآ أُغۡنِي عَنكُم مِّنَ ٱللَّهِ مِن شَيۡءٍۖ إِنِ ٱلۡحُكۡمُ إِلَّا لِلَّهِۖ عَلَيۡهِ تَوَكَّلۡتُۖ وَعَلَيۡهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُتَوَكِّلُونَ
O djemtë e mi, mos hyni nga e njëjta portë (e qytetit), por nga porta të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asgjë nga (ajo që ju ka caktuar) Allahu! Se pushteti i përket vetëm Allahut. Tek Ai mbështetem unë dhe tek Ai le të mbështeten ata që dëshirojnë të jenë të mbështetur (tek Allahu)”!
12:67 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 12:67
Al-Mukhtasar
Pastaj babai i tyre i porositi ata duke i këshilluar: “Mos hyni në Egjipt të gjithë së bashku nga një hyrje, por nga hyrje të ndryshme, pasi kjo është më e sigurt, që të mos ju kapë të gjithëve ndonjë dëm, nëse do të dëshironte ndokush që t’ju bënte keq. Këtë nuk jua them në mënyrë që t’ju largoj ndonjë të keqe që Allahu do ta dëshironte, e as që t’ju sjell ndonjë të mirë që nuk e ka dëshiruar Allahu, pasi asgjë nuk mund të ndodhë ndryshe, përveç asaj që ka caktuar Allahu dhe se asgjë nuk vendoset, përveç asaj që e ka marrë vendim Allahu. Vetëm Atij i mbështetem për të gjitha çështjet e jetës sime dhe vetëm tek Ai le të mbështeten ata që dëshirojnë të mbështeten për çështjet e jetës së tyre.”
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 13
- Numri i fjalëve
- 27
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 243
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 243
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 244
Në cilën sure është ajeti 12:67?
Surja Jusuf (يوسف). Surja 12 nga 114 · 111 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 12:67?
Xhuzi: 13.
Në cilën faqe është ajeti 12:67?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 243 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 243 · Mushafi Naskh (612 faqe): 244.
Sa fjalë ka ajeti 12:67?
Numri i fjalëve: 27.
Sa shkronja arabe ka ajeti 12:67?
Ajeti 12:67: 108 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 12:67 në Kuran?
Ajeti 12:67 është ajeti 1,663 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Jusuf?
Surja Jusuf ka 111 ajete. Është surja numër 12 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Jusuf është mekase apo medinase?
Surja Jusuf klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 12:67?
Po. Ajeti 12:67 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Jusuf?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 111 ajetet dhe 1,777 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.