Surja El-Ahkaf 46:8 الأحقاف
Ky është ajeti 8 nga 35 i sures El-Ahkaf, ajeti 4518 nga 6236 në Kuran, xhuzi 26. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 503.
أَمۡ يَقُولُونَ ٱفۡتَرَىٰهُۖ قُلۡ إِنِ ٱفۡتَرَيۡتُهُۥ فَلَا تَمۡلِكُونَ لِي مِنَ ٱللَّهِ شَيۡـًٔاۖ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَا تُفِيضُونَ فِيهِۚ كَفَىٰ بِهِۦ شَهِيدَۢا بَيۡنِي وَبَيۡنَكُمۡۖ وَهُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ
Ose ata thonë: “Ai (Muhamedi) e ka trilluar vetë atë (Kuranin).” Thuaju: “Por, nëse unë e trilloj atë, ju nuk do të mund të më mbroni nga dënimi i Allahut. Ai i di më së miri të gjitha shpifjet tuaja për të (Kuranin). Mjafton Ai dëshmitar ndërmjet meje dhe jush. Ai është Falës dhe Mëshirëplotë”.
46:8 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 46:8
Al-Mukhtasar
Apo mos vallë, ata thonë: “Ai (Muhamedi) e ka sajuar vetë atë (Kuranin) dhe pastaj ia ka mveshur Allahut!”?! Thuaju (o i Dërguar): “Nëse unë do e kisha sajuar, ju kurrë nuk do mund të më shpëtonit prej ndëshkimit që Allahu do lëshonte mbi mua, pas këtij trillimi ndaj Tij. Kjo sepse ata që trillojnë gënjeshtra në emër të Zotit, kurrë nuk kanë për t’i shpëtuar Atij! Megjithatë, Allahu e di më mirë, se për ç’arsye ju po bëni kaq shumë zhurmë në lidhje me të dhe përse nuk dëshironi ta pranoni. Mjafton që Ai të jetë Dëshmitar mes Meje dhe mes jush. Ai ka për ta nxjerrë të Vërtetën e secilit prej nesh, se Ai është Gjynahfalës dhe Mëshirues, për këdo që kërkon falje dhe mëshirë prej Tij!”.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 26
- Numri i fjalëve
- 25
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 503
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 502
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 503
Në cilën sure është ajeti 46:8?
Surja El-Ahkaf (الأحقاف). Surja 46 nga 114 · 35 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 46:8?
Xhuzi: 26.
Në cilën faqe është ajeti 46:8?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 503 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 502 · Mushafi Naskh (612 faqe): 503.
Sa fjalë ka ajeti 46:8?
Numri i fjalëve: 25.
Sa shkronja arabe ka ajeti 46:8?
Ajeti 46:8: 99 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 46:8 në Kuran?
Ajeti 46:8 është ajeti 4,518 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Ahkaf?
Surja El-Ahkaf ka 35 ajete. Është surja numër 46 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Ahkaf është mekase apo medinase?
Surja El-Ahkaf klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 46:8?
Po. Ajeti 46:8 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Ahkaf?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 35 ajetet dhe 643 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.