Surja El-Ahzab 33:53 الأحزاب
Ky është ajeti 53 nga 73 i sures El-Ahzab, ajeti 3586 nga 6236 në Kuran, xhuzi 22. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 425.
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَدۡخُلُواْ بُيُوتَ ٱلنَّبِيِّ إِلَّآ أَن يُؤۡذَنَ لَكُمۡ إِلَىٰ طَعَامٍ غَيۡرَ نَٰظِرِينَ إِنَىٰهُ وَلَٰكِنۡ إِذَا دُعِيتُمۡ فَٱدۡخُلُواْ فَإِذَا طَعِمۡتُمۡ فَٱنتَشِرُواْ وَلَا مُسۡتَـٔۡنِسِينَ لِحَدِيثٍۚ إِنَّ ذَٰلِكُمۡ كَانَ يُؤۡذِي ٱلنَّبِيَّ فَيَسۡتَحۡيِۦ مِنكُمۡۖ وَٱللَّهُ لَا يَسۡتَحۡيِۦ مِنَ ٱلۡحَقِّۚ وَإِذَا سَأَلۡتُمُوهُنَّ مَتَٰعٗا فَسۡـَٔلُوهُنَّ مِن وَرَآءِ حِجَابٖۚ ذَٰلِكُمۡ أَطۡهَرُ لِقُلُوبِكُمۡ وَقُلُوبِهِنَّۚ وَمَا كَانَ لَكُمۡ أَن تُؤۡذُواْ رَسُولَ ٱللَّهِ وَلَآ أَن تَنكِحُوٓاْ أَزۡوَٰجَهُۥ مِنۢ بَعۡدِهِۦٓ أَبَدًاۚ إِنَّ ذَٰلِكُمۡ كَانَ عِندَ ٱللَّهِ عَظِيمًا
O besimtarë, mos hyni në shtëpitë e të Dërguarit, përveç rastit kur ju është dhënë leje për të ngrënë, por jo të pritni përgatitjen e tij (ushqimit)! Hyni vetëm kur t’ju thërrasin dhe, pasi të hani, shpërndahuni! Mos qëndroni pas ushqimit për të biseduar me njëri-tjetrin. Kjo, me të vërtetë, e shqetësonte të Dërguarin e ai turpërohej (që t’jua thoshte këtë), ndërsa Allahu nuk turpërohet që t’jua thotë të vërtetën. Kur të kërkoni prej grave të Profetit diçka, kërkojeni prapa perdes! Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyre. Juve nuk ju lejohet që ta shqetësoni të Dërguarin e Allahut, as që të martoheni me gratë e tij pas (vdekjes së) tij. Kjo është vërtet gjynah i madh para Allahut.
33:53 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 33:53
Al-Mukhtasar
O ju që e besoni Allahun dhe vini në zbatim dispozitat e Tij! Mos u futni në shtëpitë e Pejgamberit, pa marrë fillimisht leje prej tij e pa u lejuar që të hyni. Nëse jeni ftuar për të ngrënë, mos e zgjasni qëndrimin tuaj, duke shkuar me herët e duke pritur derisa të pregatitet ushqimi, por hyni tek ai (siç ju mësoi Allahu – duke marrë leje) dhe, pasi të hani, mos qëndroni më shumë se aq, por shpërndahuni pa u zgjatur shumë në biseda me njëri-tjetrin. Arsyeja është se, të gjitha këto që u përmendën: hyrja pa leje, pritja derisa të shtrohet ushqimi dhe qëndrimi i gjatë pas ngrënies, me të vërtetë e vënë në siklet dhe e shqetësojnë Pejgamberin. Ai gjithmonë turpërohej që t’jua thoshte këtë, por Allahu nuk turpërohet që t’ju thotë të Vërtetën. E nëse ju jeni të detyruar që të kërkoni ndonjë gjë prej tyre, enë apo diçka tjetër (për t’i shërbyer pejgamberit), atëherë kërkojani atë prapa ndonjë perdeje, pasi kjo është mënyra më e pastër për zemrat tuaja dhe zemrat e tyre, në mënyrë që të mos jua zbukurojë shejtani të shëmtuarën e t’ju fusë mendime të këqija. Kurrsesi nuk ju lejohet që ta dëshpëroni të Dërguarin e Allahut dhe as t’ia merrni gratë pas vdekjes së tij si bashkëshorte, pasi me të vërtetë kjo tek Allahu është tepër e rëndë. Ai i quajti ato nënat tuaja, prandaj kjo gjë është haram për ju dhe një gjynah vërtet i madh.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 22
- Numri i fjalëve
- 69
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 425
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 425
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 426
Në cilën sure është ajeti 33:53?
Surja El-Ahzab (الأحزاب). Surja 33 nga 114 · 73 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 33:53?
Xhuzi: 22.
Në cilën faqe është ajeti 33:53?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 425 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 425 · Mushafi Naskh (612 faqe): 426.
Sa fjalë ka ajeti 33:53?
Numri i fjalëve: 69.
Sa shkronja arabe ka ajeti 33:53?
Ajeti 33:53: 288 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 33:53 në Kuran?
Ajeti 33:53 është ajeti 3,586 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Ahzab?
Surja El-Ahzab ka 73 ajete. Është surja numër 33 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Ahzab është mekase apo medinase?
Surja El-Ahzab klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 33:53?
Po. Ajeti 33:53 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Ahzab?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 73 ajetet dhe 1,287 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.