Surja El-En'am 6:141 الأنعام
Ky është ajeti 141 nga 165 i sures El-En'am, ajeti 930 nga 6236 në Kuran, xhuzi 8. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 146.
۞ وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَنشَأَ جَنَّٰتٖ مَّعۡرُوشَٰتٖ وَغَيۡرَ مَعۡرُوشَٰتٖ وَٱلنَّخۡلَ وَٱلزَّرۡعَ مُخۡتَلِفًا أُكُلُهُۥ وَٱلزَّيۡتُونَ وَٱلرُّمَّانَ مُتَشَٰبِهٗا وَغَيۡرَ مُتَشَٰبِهٖۚ كُلُواْ مِن ثَمَرِهِۦٓ إِذَآ أَثۡمَرَ وَءَاتُواْ حَقَّهُۥ يَوۡمَ حَصَادِهِۦۖ وَلَا تُسۡرِفُوٓاْۚ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلۡمُسۡرِفِينَ
Është Ai që ka krijuar kopshte vreshtash të larta dhe të shtruara, hurma dhe bimë, me shije të ndryshme, ullinj e shegë, të ngjashme dhe të ndryshme. Hani frutat e tyre kurdo që të prodhojnë dhe jepni atë që është detyrë në ditën e vjeljes së tyre! Por mos e teproni, se Allahu nuk i do ata që e teprojnë!
6:141 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 6:141
Al-Mukhtasar
Allahu i Lartmadhëruar është Ai i Cili krijoi kopshte të gjera në sipërfaqen e tokës, me bimë pa kërcell dhe me bimë të larta me kërcell (trungje). Është Ai që krijoi palmat e hurmave, dhe krijoi të mbjella bujqësore me frut të llojeve të ndryshme, në forma dhe në shije; Është Ai që e krijoi edhe ullirin dhe shegën, të cilët gjethet i kanë të ngjashme por (fruti dhe) shijet e tyre janë të ndryshme. Pra, hani prej frutave të tyre, kur ato të prodhojnë dhe jepni zekatin e tyre në ditën e vjeljes dhe mos i shkelni kufijtë e fesë lidhur me konsumin dhe dhënien e tyre lëmoshë, pasi Allahu nuk i do ata që i shkelin kufijtë e Tij, madje Ai zemërohet me ta. Në të vërtetë, Ai që krijoi të gjitha këto është po Ai i Cili edhe ua lejoi ato robërve të Vet, prandaj nuk u takon idhujtarëve që t’i bëjnë ato haram.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 8
- Numri i fjalëve
- 31
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 146
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 146
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 147
Në cilën sure është ajeti 6:141?
Surja El-En'am (الأنعام). Surja 6 nga 114 · 165 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 6:141?
Xhuzi: 8.
Në cilën faqe është ajeti 6:141?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 146 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 146 · Mushafi Naskh (612 faqe): 147.
Sa fjalë ka ajeti 6:141?
Numri i fjalëve: 31.
Sa shkronja arabe ka ajeti 6:141?
Ajeti 6:141: 141 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 6:141 në Kuran?
Ajeti 6:141 është ajeti 930 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-En'am?
Surja El-En'am ka 165 ajete. Është surja numër 6 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-En'am është mekase apo medinase?
Surja El-En'am klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 6:141?
Po. Ajeti 6:141 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-En'am?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 165 ajetet dhe 3,050 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.