Surja El-En'am 6:25 الأنعام
Ky është ajeti 25 nga 165 i sures El-En'am, ajeti 814 nga 6236 në Kuran, xhuzi 7. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 130.
وَمِنۡهُم مَّن يَسۡتَمِعُ إِلَيۡكَۖ وَجَعَلۡنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ أَكِنَّةً أَن يَفۡقَهُوهُ وَفِيٓ ءَاذَانِهِمۡ وَقۡرٗاۚ وَإِن يَرَوۡاْ كُلَّ ءَايَةٖ لَّا يُؤۡمِنُواْ بِهَاۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُوكَ يُجَٰدِلُونَكَ يَقُولُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Disa prej tyre93 duket sikur të dëgjojnë, por Ne kemi vënë perde në zemrat e tyre dhe ua kemi rënduar dëgjimin, në mënyrë që ata të mos kuptojnë. Edhe nëse do të shihnin ndonjë prej shenjave Tona, ata sërish nuk do të besonin. Kur vijnë tek ti për të të kundërshtuar, jobesimtarët thonë: “Këto janë vetëm trillime të popujve të lashtë”!
Shënimet e përkthyesit (1)
- 93 Idhujtarëve të Mekës.
6:25 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 6:25
Al-Mukhtasar
Ka idhujtarë që të dëgjojnë, o i Dërguar, kur ti lexon Kuran. Por ata nuk përfitojnë prej asaj që dëgjojnë, sepse Ne ua kemi mbuluar zemrat që të mos e kuptojnë Kuranin, për shkak se e refuzojnë atë me inat. Veshët e tyre i kemi shurdhuar ndaj asaj që u sjell dobi dhe sado që t’i shikojnë argumentet e qarta dhe faktet bindëse, nuk kanë për t’i besuar. Aq sa vijnë tek ti duke e kundërshtuar të Vërtetën me pretendime të rreme, duke të thënë: “Kjo që ke sjellë nuk është tjetër, përveçse vjedhje prej librave të mëhershëm”.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 7
- Numri i fjalëve
- 32
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 130
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 130
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 131
Në cilën sure është ajeti 6:25?
Surja El-En'am (الأنعام). Surja 6 nga 114 · 165 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 6:25?
Xhuzi: 7.
Në cilën faqe është ajeti 6:25?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 130 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 130 · Mushafi Naskh (612 faqe): 131.
Sa fjalë ka ajeti 6:25?
Numri i fjalëve: 32.
Sa shkronja arabe ka ajeti 6:25?
Ajeti 6:25: 133 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 6:25 në Kuran?
Ajeti 6:25 është ajeti 814 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-En'am?
Surja El-En'am ka 165 ajete. Është surja numër 6 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-En'am është mekase apo medinase?
Surja El-En'am klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 6:25?
Po. Ajeti 6:25 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-En'am?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 165 ajetet dhe 3,050 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.