Surja El-Ankebut 29:10 العنكبوت
Ky është ajeti 10 nga 69 i sures El-Ankebut, ajeti 3350 nga 6236 në Kuran, xhuzi 20. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 397.
وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَقُولُ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ فَإِذَآ أُوذِيَ فِي ٱللَّهِ جَعَلَ فِتۡنَةَ ٱلنَّاسِ كَعَذَابِ ٱللَّهِۖ وَلَئِن جَآءَ نَصۡرٞ مِّن رَّبِّكَ لَيَقُولُنَّ إِنَّا كُنَّا مَعَكُمۡۚ أَوَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِأَعۡلَمَ بِمَا فِي صُدُورِ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Ka disa njerëz, që thonë: “Ne besojmë Allahun”. Por, kur vuajnë për çështjen e Allahut, e quajnë përndjekjen prej njeriut njësoj si dënimin e Allahut. Ndërsa, kur u vjen fitorja prej Zotit tënd, ata, me siguri - do të thonë: “Ne kemi qenë me ju”. Vallë! A nuk e di Allahu më së miri se ç’ka në zemrat e çdokujt?
29:10 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 29:10
Al-Mukhtasar
(Ne ju vëmë në këto sprova pasi) Ka edhe të tillë prej njerëzve që në zemër kanë sëmundjen e hipokrizisë dhe interesit, të cilët, nga njëra anë thonë: “Besojmë Allahun!” e nga ana tjetër, kur sprovohen me ndonjë sulm apo kërcënim për shkak të fesë së Allahut, ata e konsiderojnë të keqen prej njerëzve si dënimin e dhembshëm të Allahut, duke iu frikësuar të keqes së tyre më shumë se dënimit të Allahut. Mirëpo, nëse ty (o i Dërguar) do të të vinte triumfi prej Zotit tënd, ata do të ishin të parët që do të thoshin: “Ne kemi qenë me ju!” Po a nuk e dinë ata se Allahu di çdo fshehtësi të njerëzve dhe se Atij nuk mund t’i fshihet asgjë prej tyre?! Vallë, dëshirojnë t’i tregojnë Allahut se ç’kishin në zemra, ndërkohë që Ai është më i Ditur për ta se ata për vetveten?!
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 20
- Numri i fjalëve
- 31
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 397
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 397
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 398
Në cilën sure është ajeti 29:10?
Surja El-Ankebut (العنكبوت). Surja 29 nga 114 · 69 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 29:10?
Xhuzi: 20.
Në cilën faqe është ajeti 29:10?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 397 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 397 · Mushafi Naskh (612 faqe): 398.
Sa fjalë ka ajeti 29:10?
Numri i fjalëve: 31.
Sa shkronja arabe ka ajeti 29:10?
Ajeti 29:10: 120 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 29:10 në Kuran?
Ajeti 29:10 është ajeti 3,350 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Ankebut?
Surja El-Ankebut ka 69 ajete. Është surja numër 29 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Ankebut është mekase apo medinase?
Surja El-Ankebut klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 29:10?
Po. Ajeti 29:10 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Ankebut?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 69 ajetet dhe 976 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.