Surja El-A'raf 7:150 الأعراف
Ky është ajeti 150 nga 206 i sures El-A'raf, ajeti 1104 nga 6236 në Kuran, xhuzi 9. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 169.
وَلَمَّا رَجَعَ مُوسَىٰٓ إِلَىٰ قَوۡمِهِۦ غَضۡبَٰنَ أَسِفٗا قَالَ بِئۡسَمَا خَلَفۡتُمُونِي مِنۢ بَعۡدِيٓۖ أَعَجِلۡتُمۡ أَمۡرَ رَبِّكُمۡۖ وَأَلۡقَى ٱلۡأَلۡوَاحَ وَأَخَذَ بِرَأۡسِ أَخِيهِ يَجُرُّهُۥٓ إِلَيۡهِۚ قَالَ ٱبۡنَ أُمَّ إِنَّ ٱلۡقَوۡمَ ٱسۡتَضۡعَفُونِي وَكَادُواْ يَقۡتُلُونَنِي فَلَا تُشۡمِتۡ بِيَ ٱلۡأَعۡدَآءَ وَلَا تَجۡعَلۡنِي مَعَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ
Kur Musai u kthye te populli i tij, i zemëruar dhe i pikëlluar, thirri: “Shumë e keqe është ajo që keni bërë pas ikjes sime! A mos vallë donit të shpejtonit ndëshkimin e Zotit tuaj?” Pastaj i hodhi pllakat dhe, duke e kapur vëllanë për koke, e tërhoqi drejt vetes. Haruni i tha: “O djali i nënës sime! Në të vërtetë, këta njerëz më quajtën për të dobët dhe gati më mbytën. Mos më turpëro para armiqve dhe mos më llogarit ndër keqbërësit!”
7:150 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 7:150
Al-Mukhtasar
Kur Musai u kthye prej bashkëbisedimit me Zotin tek populli i vet, i mbushur me zemërim dhe mërzi për shkak të gjendjes në të cilën i gjeti, domethënë si adhurues të viçit, tha: “Sa e keqe është kjo me të cilën më paskeni zëvendësuar – o popull – pas largimit tim prej jush, për shkak të shkatërrimit dhe mjerimit që ajo sjell! Vallë, u mërzitët duke më pritur e shkuat e adhuruat viçin?!” Prej zemërimit dhe mërzisë së madhe që e pushtoi, ai i hodhi pllakat dhe e kapi të vëllanë, Harunin, nga koka dhe mjekra e tij, duke e tërhequr nga vetja, për shkak të qëndrimit të tij me ta dhe mosndryshimin nga ana e tij të asaj që ai pa të ndodhte, pra, adhurimin e viçit. Atëherë Haruni, me keqardhje dhe dhembshuri ndaj Musait, i tha: “O biri i nënës time, në të vërtetë, populli më konsideroi të dobët dhe më përçmoi, madje qenë gati duke më vrarë, prandaj mos më ndëshko mua që të kënaqen armiqtë e mi dhe, për shkak të zemërimit tënd, mos më konsidero mua njëlloj me popullin keqbërës, që adhuruan diçka tjetër në vend të Allahut!’
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 9
- Numri i fjalëve
- 39
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 169
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 169
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 170
Në cilën sure është ajeti 7:150?
Surja El-A'raf (الأعراف). Surja 7 nga 114 · 206 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 7:150?
Xhuzi: 9.
Në cilën faqe është ajeti 7:150?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 169 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 169 · Mushafi Naskh (612 faqe): 170.
Sa fjalë ka ajeti 7:150?
Numri i fjalëve: 39.
Sa shkronja arabe ka ajeti 7:150?
Ajeti 7:150: 170 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 7:150 në Kuran?
Ajeti 7:150 është ajeti 1,104 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-A'raf?
Surja El-A'raf ka 206 ajete. Është surja numër 7 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-A'raf është mekase apo medinase?
Surja El-A'raf klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 7:150?
Po. Ajeti 7:150 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-A'raf?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 206 ajetet dhe 3,320 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.